KLSH kallëzon në prokurori pesë ish-regjistrues të zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Kavajë
04.01.2019
Kanë kryer regjistrime të pasurive me AMTP pa dokumentacionin e duhur ligjor në sipërfaqe 162851 m2, me dokumente të parregullta duke kthyer nga tokë pyll e tokë pa fryt në tokë arë dhe janë kryer tjetërsime të pasurive duke shkaktuar një dëm ekonomik të dukshëm në vlerën 14,490,960 lekë, kanë regjistruar objekte me leje legalizimi pa respektuar distancat nga kanalit kryesor kullues, nga shtrati i detit dhe nga bregu i përroit të Leshnicës, regjistruar vendime të Komisionit të Kthimit Kompesntimi të Pronave në pasuri të cilat shërbejnë për interesa publike, kanë ndryshuar zërin kadastral nga pyll në truall për regjistrimin e lejeve të ndërtimti dhe lejeve të legalizimit pa miratimin e organeve të kompetente, duke degraduar brezin mbrojtës pyjor, sipërfaqen e gjelbër me pisha në dëm të zonës turistike bregdetare, ku statusi juridik i tokës ka qenë pyll.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr.1077/1, datë 17.09.2017, miratuar nga Kryetari, ka audituar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, për periudhën 01.10.2015 deri në 01.10.2018.
Bazuar në Vendimin nr.193, datë 20.12.2018 të Kryetarit, për shkelje të dispozitave ligjore të konstatuara, KLSH ka përcjellë indicie penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për disa drejtues (pesë ish-regjistrues), sepse:
-Në 2 raste kanë regjistruar pasuritë e paluajtshme, bazuar në aktë pronësie vendimet e KKKP-së, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi janë regjistruar prona të llojit “Pyll” pasuri të cilat shërbejnë për interesa publike, në papajtueshmëri me përcaktimet e ligjit nr.7698, datë 15.4.1993 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish-Pronarëve”, i ndryshuar dhe ligjin nr.7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” ndryshuar e shfuqizuar dhe ligjim nr.33, datë 29.04.2012“Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.
- Për mos zbatimin dhe mos ndjekjen e rekomandimeve të dërguara nga KLSH në auditimin e mëparshëm, duke mos vendosur kufizime sipas rekomandimeve ose duke i hequr ato, pa dokumente që justifikojnë mosveprimin në kundërshtimin me Ligjin nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit” dhe nenin 59 të ligjit nr.33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.
- Në 10 raste ka regjistruar transaksione duke tjetërsuar tek palët e treta pasurit të cilat kanë pësuar ndryshim të zërit kadastral nga Pyll në tokë arë, për sipërfaqen totale 11440 m2, në kundërshtim me përcaktimet ligjore për përfitimin e tokës bujqësore, pasi në referencë nuk administrohet dokumentacioni ligjor i plotë që justifikon ndryshimin e zërit kadastral sipas procedurës për miratimin nga Komitetit Ekzekutiv e VKM nr.256, datë 02.08.1991 “Për rregulloren për regjistrimin, ndryshimin dhe kalimin e gjendjes së tokave dhe detyrat e kadastrës”, duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik që llogaritet në vlerën 14,490,960 lekë referuar cmimit sipas kontratës së shitjes.
- Në 4 raste në regjistrimin e AMTP-ve, nga verifikimi i dokumentacionit të administruar në dosje, regjistrimet e kryera në regjistra, certifikatës familjare që tregon gjëndjen familjare para datës 01.08.1991, si dhenormës për frymë për fshatin Kryemëdhenjë zk.2291, rezulton se është përfituar më tepër tokë bujqësore sipërfaqen totale 32088 m2, në kundërshtim me ligjin nr.7501, datë 19.07.1991 “Për Tokën”, i ndryshuar,
- Për mos kalimin në shtet të pasurisë me sipërfaqe 5900 m2, ZK 3204 Rrakull, e cila ka pësuar transaksione, pjesëtuar në 5 pasuri të reja, ku njëra prej tyre pasuria nr. 200/9, me sipërfaqe 2710 m2, është shitur gjatë periudhës së auditimit, kur është dorëzuar procesverbali dhe projekti i KLSH, çka bën të pamundur kalimin shtet të saj.
- Për mos kalim në shtet të pasurisë 37/3 me sipërfaqe 3040 m2, ZK 3501, Spille, sipas vendimit gjykatës, përkundrazi pasuria ka pësuar transaksione kontratë shitje 28.12.2016, ku prona ka patur probleme me origjinën “PF” dhe ka një rekomandim nga KLSH në vitin 2014, pra nuk është verifikuar akti administrativ për elementët e formës e përmbajtjes.
- Për heqjen padrejtësisht të kufizimit pa shlyer detyrimin prej 22,250,000 lekë, për subjektin A.H për 7 pasuri ZK 1791 Golem, hequr kufizimi me datë 09.07.2015, mos kufizimin e pasurive dhe lejim transaksione sipas vendimit të KVVTP, i cili i është dërguar ZVRPP me datë 25.04.2016, për regjistrim të pavlefshmërisë të AMTP 1194 të urdhëruar kthimin me pronarë shtet, për sipërfaqen totale 12792 m2 mos kufizim pasurisë 32/41 për sipërfaqe 1800 m2 dhe 37/91 për 1584 m2 në zbatim të vendimit nr.36, datë 28.10.2015 të KVVTP për AMTP 1038 datë 15.09.1995 në kundërshtimin me germën “j”, neni 15 të Ligjit Nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, neni 59 të ligjit nr.33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.
- Për ndryshimin e zërit kadastral pyll në tokë arë për sipërfaqen 6900 m2, pa njohje të titullit të pronësisë nga KVVTP, ku statusi juridik i saj është pyll, çka nuk është objekt i ligjit për shpërndarjen e tokës bujqësore.
- Për ndryshimin e zërit kadastral nga pyll në tokë arë për sipërfaqen 3100 m2, pajisur me certifikatë pronësie datë 21.01.2016, sipas urdhrit nr.26, datë 15.01.2016 të ish-regjistruesit, veprime këto në kundërshtim me përcaktimet ligjore për përfitimin e tokës bujqësore, pasi në referencë nuk administrohet dokumentacioni ligjor i plotë që justifikon ndryshimin e zërit kadastral.
- Për regjistrimin e pasurive nr.11/5, ZK. 3501–Spille, Kavajë, për 860 m2 “pemëtore”, 200 m2 “Truall” dhe 80 m2 “ND” dhe Pasuria nr. 40/17, ZK. 3501 Spille, Kavajë, për 3600 m2 “Arrë”, në emër të Tefta Mërtiri në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, pasi Lista Emërore e Pronarëve të Trojeve dhe Shtëpive me nr. 0001 për Rrethin Kavajë, ZK 3501, Spille nuk ka të regjistruar pronë në Emër të T.M, por për Parcelën nr. 11/5 me “Truall” me sip.200 m2 dhe sip. 80 m2 është në emër Th.T.G gjithashtu AMTP me nr.1831 datë 15.04.1996 e administruar nga ZVRPP Kavajë nuk përmbush elementet e formës dhe përmbatjes.
- Në 8 raste në regjistrimin e lejeve të legalizimit nga verifikimi i materialit hartografik dhe pozicionimit të pronës rezulton se ZVRPP Kavajë, ka regjistruar me të meta dhe mangësi pasurit pasinë 3 raste nuk janë reskpetuar distancat nga kanalit kryesor kullues, nga shtrati i detit dhe nga bregu i përroit të Leshnicës, në 3 raste regjistrimi i “truallit” mbi të cilën është ndërtuar objekti informal i legalizuar sipas lejes së legalizimit është në pasurinë bazë me status “Pyll” në pronësi “Shtet”, në një kohë që kompetenca për ndryshimin e zërit kadastral i takon Ministrit apo organeve të tjera të përcaktuara në ligjë, në një rast objekti është ngritur në zonën “Brez i Gjelbërt” të kategorizuar me Vendim të KRRTRSH nr.2, datë 18.06.2013 dhe Zonë S të kategorizuar me Vendim nr.38, datë 10.05.2013 të KRRTSH,
- Në 1 rast për pasurinë nr. 373/54, vol. 17, fq. 187, zk. 2291, me sipërfaqe 7200 m2, ka vijuar duke regjistruar kalimin e pronësisë nga pronari shtet tek shtetasi R.D sipas AMTP, pa verifikuar më parë elementët e formës dhe përmbajtjes të aktit, në kundërshtim me Vendimin nr.3026, datë 06.10.2016 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, që ka vendosur kthimin në shtet ta pasurisë nr.373/54, zk.2291, me sipërfaqe 7200 m2, pasi kjo është përfituar në mënyrë të kundraligjshme.
- Për ndryshimin e zërit kadastral nga pyll në truall, Qerret, Kavajë, çka ka degraduar brezin mbrojtës pyjor, sipërfaqen e gjelbër me pisha, në dëm të zonës turistike bregdetare, pasi mbi këto pasuri janë kryer ndërtime me leje legalizimi (16600 m2), me leje ndërtimi për veprimtari turistike nga shoqëri të stimuluara (28853 m2 E... shpk dhe E....shpk, etj ku statusi juridik i tokës ka qenë pyll.
- Për ndryshim të zërit kadastral pyll në tokë arë për sipërfaqen 3000 m2, pasuria 14/55, ZK 3101, Qerret, Kavajë, e cila është përfituar padrejtësisht nga subjekte private me AMTP dhe më tej pasuria ka pësuar transaksione, mbi të me leje ndërtime është ngritur pallat “4-kat+parafino”.
- Për ndryshim të zërit kadastral “rrugë e kullota” e kthyer në “arë” për sipërfaqen 2850 m2, e cila është përfituar padrejtësisht me AMTP, prona më tej ka pësuar transaksione deri tek pallati “Qendër turistike 4-kate, Golem” me leje ndërtimi 27.5.2005, pasuria 64/12 dhe 64/15, ZK 1791, sipas referencave 1823, 1824, 1915, 2623, 3394 viti 2004-2006, veprime këto në kundërshtim me përcaktimet ligjore për përfitimin e tokës bujqësore, pasi në referencë nuk administrohet dokumentacioni ligjor i plotë që justifikon ndryshimin e zërit kadastral.
- ZVRPP Kavajë, për pasurinë nr.1/3, me sipërfaqe 502200 m2 “pyll”, vol 3, faqe 190, ZK 3101, Qerret, në mënyrë të pa argumentuar ka bërë 18 kalime nga një volum në një tjetër, nga vol 3 deri tek 20, ka kryer ndarje të pasurisë, si rezultat i ndërtimeve me leje ndërtimi për veprimtari turistike nga shoqëri të stimuluara (28853 m2 E...e E....i), i vendimeve të VKKP (135500 m2), i ndërtimeve me leje legalizimi (16600 m2) dhe i qiradhënieve (4975 m2 V..... shpk), duke ndryshuar zërin kadastral nga pyll në truall dhe në ndërtesë për sipërfaqen gjithsej 193020 m2, çka ka degraduar brezin mbrojtës pyjor, sipërfaqen e gjelbër me pisha, në dëm të zonës turistike bregdetare, pasi nga 502200 m2 pyll në vitin 1997 kanë mbetur 309180 m2 “P.F. +Pyll” në 2017.
- ZVRPP Kavajë ka rregjistruar 2 lejet e legalizimit në kushtet e mungesës të dokumentacionit tekniko-ligjor dhe nuk ka ndjekur dhe zbatuar procedurat gjatë shqyrtimit nga KVVTP të njohjes të titullit të pronësisë të AMTP 943 datë 18.02.1995 në emër të I.Z, por ka kryer transaksione me pronën, kanë kryer veprime mbi pasuritë nr. 102/23+1-1, 102/23 +1-2 dhe 1/258 dhe pasuritë e tjera vijuese duke regjistruar ndërtesa që ndodhen mbi ish-sipërfaqet me pisha në bregdetin Qerret, Golem, për të cilat janë dhënë leje ndërtimi për veprimtari turistike të stimuluar, ku nëpërmjet transaksioneve janë kthyer për banim, madje janë regjistruar me leje legalizimi për komplekse, ndërtime, hotele me veprimtari turistike të stimuluara dhe jo për shtëpi banimi.
KLSH i ka kërkuar Kryeregjistruesit në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore për 6 punonjës: P.P, me detyrë Specialist Jurist, A.M, me detyrë Specialist Jurist, E.C me detyrë Hartograf, I.C me detyrë Jurist, A.C me detyrë Juriste dhe F.M me detyrë specialist Hartograf.
Për S.C, me detyrë ish-Regjistrues, F.M, me detyrë ish Regjistruese, A.Q, me detyrë ish Regjistrues, F.Gj, me detyrë ish Regjistrues, A.M, me detyrë ish Regjistrues, D.K, me detyrë ish-Specialist Hartograf, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH ka përcjellë indicie penale pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.
Në faqen e WEB-t të KLSH-së Vendimin e plotë.