Njoftime

KLSH merr pjesë në worshopin e zhvilluar mbi “kontributi social dhe transparenca e auditimeve ne sektorin publik”.

20.02.2019

Si pjesë e Grupit Ndërkombëtar te Projektit të EUROSAI-t, KLSH merr pjesë në worshopin e zhvilluar mbi “kontributi social dhe transparenca e auditimeve ne sektorin publik”.

bukuresht1

Në datat 7  dhe 8 shkurt 2019, u zhvillua në Budapest të Hungarisë një workshop me fokus mbi rolin e shoqërisë në veprimtarinë e SAI-t dhe transparencën e auditimeve në sektorin publik, ku u angazhuan përfaqësuesit e shtatë institucioneve të auditimit shtetëror evropian. Qëllimi i anëtarëve të grupit të projektit ishte që tëkontribuojnë dhe bëjnë aktivitetin e tyre të dobishëm për shoqërinë sa më shumë që të jetë e mundur, për të ndarë praktikat e tyre të mira përkatëse me njëri-tjetrin dhe për të zhvilluar kapacitetet e tyre në këtë fushë në mënyrë inovative. Këto seminar profesionale përshëndeti Presidenti i SAO, z. László Domokos dhe ekspertët e SAI-ve mbajtën prezantimet profesionale për praktikat e tyre të mira në kontributin social.Pjesëmarrës dhe kontribuues në këtë panel ishte dhe Kontrolli i Lartë të Shtetit , ku në rastin studimor të prezantuar u konsideruan të rëndësishme aspekte të tilla si, organizimi i muajit të hapur ku qytetarët informohen mbi aktivitetin e KLSH, kontributi i audituesve të KLSH me shkrime mbi auditimin publik në shtypin e përditshëm, niveli i zbatimit te rekomandimeve nga angazhimet, prezenca ne mediat e shkruara dhe elektronike e gjetjeve dhe rekomandimeve te KLSH, vlerësimi i ankesave dhe kërkesave te qytetareve, sondazhet dhe matja e perceptimit publik mbi rolin e SAI në mirëqeverisje, konferencat shkencore ndërkombëtare dhe përthithja e mendimit te akademikeve dhe botes universitare, etj. Rasti i studimit i prezantuar u ndoq me shume interesim dhe me pyetje te shumta nga pjesëmarrësit ne panel.

Ky seminar ishte në vijim të proceseve te filluara në vitin 2017, ku Kongresi i 10-të i Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI) miratoi Planin e ri Strategjik 2017-2023 të EUROSAI.Një element kryesor i këtij plani është rritja e kapacitetit të reagimit ndaj sfidave dhe mundësive të reja , si dhe mbështetjanë zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve audituese. Duke shprehur angazhimin e saj, Zyra e Auditimit te Hungarisë SAO-ja krijoi grupin e projektit të kontributit shoqëror për të përmbushur këtë objektiv, i cili buron nga standardet ndërkombëtare të auditimit (ISSAI 12, ISSAI 20),  duke synuar përdorimin e mjeteve të ndryshme, dhe duke kërkuar përgjigjen ndaj pyetjes se çfarë mjetesh objektive mund të përdoren për të monitoruar rolin shoqëror të auditimeve të financave publike në nivelet e shfrytëzimit.

Një nga objektivat kryesore të projektit është të zhvillohet një udhëzues praktik i zbatueshëm në praktikë për institucionet e auditimit shtetëror të vendeve anëtare të EUROSAI, bazuar në metodologjinë uniforme ndërkombëtare mbi shfrytëzimin shoqëror të auditimeve shtetërore (financave publike). Prandaj, gjate dy ditëve te seminarit u diskutua dhe u punua per redaktimin e ketij udhëzuesi ndërkombëtar, i përpiluar nga anëtarët e grupit të projektit.

Pjesëmarrësit diskutuan dhe kaluan cdo kapitull të këtij manuali, duke futur modifikimet dhe plotësimet e kërkuara. Sapo të përfundojë puna e redaktimit, dokumenti i përmirësuar dhe i finalizuar do te publikohet. Gjatë punës së bashku, anëtarët e grupit u përgjigjën në 75 pyetje kryesore dhe gjate workshopitpjesëmarrësit diskutuanmbi rastet e institucioneve të tyre të auditimit shtetëror,

Doracaku i hartuar nga grupi i projektit i kushton vëmendje të veçantë praktikave dhe metodologjive të mira të aplikueshme dhe efikase, si dhe treguesve që mundësojnë matjen e tyre. Për më tepër, udhëzimet ndërkombëtare theksojnë aspekte të ndryshme nga të cilat mund të trajtohet një çështje sociale. Praktikat e ndryshme të mira theksojnë se në fushën e shfrytëzimit shoqëror nuk ekziston vetëm një zgjidhje e mirë për institucionet e auditimit, por një sërë mundësish që mund të zbatohen në aktivitetet dhe funksionet e tyre të përditshme.

Udhëzimet ndërkombëtare pritet të publikohen nga anëtarët e grupit të projektit në fund të prillit deri në fillim të majit 2019.