Njoftime

KLSH merr pjesë në Kongresin e XXIII-të të INTOSAI-t, zhvilluar në Moskë në datat 23-27 shtator 2019

01.10.2019

Nga data 23-27 shtator 2019 u zhvillua në Moskë Kongresi i XXIII-të i Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit. Në kongres morën pjesë 600 delegatë nga 168 SAI nga 194 anëtarë, përfaqësuese të të gjitha organizatave rajonale të INTOSAI-t.

kong 1

Kongresi u përshëndet nga zj. Margaret Kraker, Sekretare e Përgjithshme e INTOSAI-t dhe Presidente e Gjykatës Austriake të Auditimit, si edhe nga Drejtuesit më të lartë të Federatës Ruse.

Bordi Drejtues i INTOSAI-t, në të cilin marrin pjesë SAI-t e 20 shteteve (Austri, SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe, Polonia, Argjentina, Peru, Samoa, Brazil, Norvegji, Federata Ruse, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Indi, Pakistani, Egjipti, Gaboni, Kina, Japonia, Bahamas, Portugalia,) zhvilloi në datat 23 dhe 24 takime pune që i paraprinë Kongresit të INTOSAI-t dhe në datën 24 shtator miratoi me shumicë votash pranimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës (ZKA) anëtare me të drejta të plota në Organizatën  Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit, duke filluar nga 1 Janari 2020. Propozimi u ideua dhe u mbështet fuqishëm nga SAI-t e SHBA (GAO) dhe Sekretariati i Përgjithshëm i INTOSAI-t.

kong 2

Përfaqësuesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit, të autorizuar nga Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj, mbështetën fuqimisht vendimin e Sekretariatit të INTOSAI-t, që drejtohet nga Presidenti i Gjykatës Austriake të Auditimit, të iniciuar nga GAO e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar që ZKA përmbush të gjitha kriteret dhe kushtet për të qenë anëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI). Ky qëndrim u mbështet edhe nga përfaqësuesit e SAI-ve të disa vendeve të tjera, veçanërisht nga Zyra e Auditimit të Polonisë(NIK), nëpërmjet z. Kutyla, Zv/President i NIK, i cili ka qenë gjatë viteve të fundit një nga partnerët kryesorë të KLSH-së në rrugën e modernizimit institucional, si edhe nga SAI i Suedisë.

Kongresi në ditët në vijim trajtoi dy tema kryesore :I. Teknologjia e Informacionit dhe roli i saj në zhvillimin e administratës publike;II. Roli i SAI-ve në Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.

I. Teknologjia e Informacionit dhe roli i saj në zhvillimin e administratës publike

Në temën e I-rë u diskutuan shumë çështje të rëndësishme që lidhem me zhvillimet IT sepse në vitet e fundit këto zhvillime kanë ndikuar në mënyrë sinjifikative në jetën e qytetarëve në mbarë botën. Revolucioni teknologjik, në veçanti telefonia celulare, big data dhe inteligjenca artificiale janë në zhvillim të vazhdueshëm. Në këtë proces, zhvillet e reja teknologjike kanë sjellë rritje eksponenciale të të dhënave në forma të ndryshme, duke krijuar mundësinë që marrja e vendimeve publike të jetë më racionale dhe më eficiente. Nga diskutantët e ndryshëm gjatë zhvillimit të seancave plenare lidhur me këtë temë u trajtuan tematikat si më poshtë :
• Roli i IT në Administratën Publike;
• Përdorimi i të dhënave për përmirësimin e administratës publike;
• Karakteristikat e Big Data;
• Roli i Big Data në përmbushjen e detyrave nga SAI-t;
• Sfidat që duhet të përballen nga Auditimi i Big Data.

Në përfundim të diskutimeve, problemet më të shpeshta me të cilat ndeshen SAI-t në drejtim të zhvillimeve teknologjike janë “ Sfidat teknologjike”, “ Mungesa e profesionistëve”,  Mungesa e dizejnimit nga drejtuesit e nivelit të lartë për

Audimet IT” dhe “ Buxhet i pamjaftueshëm dhe investimet në IT”.

Aplikimi i metodave të Big Data Audit, si në operacionet qeveritare, në financat e qeverisë dhe në buxhet, si edhe në shërbimet sociale, kanë sjellë për disa SAI që i kanë aplikuar ndërtimin e modeleve përmes analizimit të Big Data, duke gjetur transaksione anormale dhe duke sjellë rezultate në luftën kundër mashtrimit dhe korrupsionit.

II. Roli i SAI-ve në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm
Në këtë seancë plenare diskutimi më i rëndësishëm ishte ai i z. Gene Dodaro, Kontrollor i Përgjithshëm i Zyrës së Auditimit të Qeverisë së SHBA. Zoti Dodaro nënvizoi lidhjen mes 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Planit të Zhvillimit Strategjik të GAO-s, të cilat i referohen gjithashtu çështjeve vitale dhe relevante në SHBA.

kong 3

Nëse i referohemi Programit të Riskut të Lartë, duke filluar që nga viti 1990, ky program është fokusuar në operacionet e qeverisë me risk më të lartë për mashtrime, vjedhje, abuzime, keq-menaxhim dhe kjo me qëllim që të përballojmë sfidat me ekonomicitet, efiçiencë dhe efektivitet.