Drejtues të SAI-eve homologe shprehin mesazhe ngushëllimi me rastin e tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019.
18.12.2019
Tragjedia e shkaktuar nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019 ku humbën jetën 51 qytetarë në Durrës dhe Thumanë ka sensibilizuar edhe drejtues të SAI-eve homologe, të cilët kanë shprehur mesazhe ngushëllimi me këtë rast.
Kontrolli i Lartë i Shtetit falënderon dhe shpreh mirënjohjen për Presidentin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Polonisë, z. Marian BANAŚ, Presidentin e Zyrës Shtetërore të Auditimit të Hungarisë, z. László DOMOKOS, Audituesin e Përgjithshëm të Zyrës Shtetërore të Auditimit të Kroacisë, z. Ivan KLEŠIĆ, Presidentin e Gjykatës së Llogarive të Rumanisë, z. Mihai BUSUIOC, Presidentin e Gjykatës së Llogarive të Turqisë, z. Seyit Ahmet BAŞ, Kryetarin e Dhomës së Llogarive të Ukrainës, z. Valeriy Patskan etj., të cilët me mesazhet e tyre na kanë inkurajuar për të përballuar situatën e vështirë në të cilën përballet vendi ynë sot.
Situata e vështirë me të cilën përballen qytetarët e zonave të goditura rëndë nga tërmeti e ka nxitur stafin e Kontrollit të Lartë të Shtetit të solidarizohet duke kontribuar financiarisht në shumën 1.391. 000 lekë.