Për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet institucionit të KLSH-së dhe SPAK.
24.07.2020
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Z. Arben SHEHU dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Z. Arben KRAJA, zhvilluan sot një takim pranë ambjenteve të SPAK.
Ky takim kryhet në vijim të frymës bashkëpunuese ndërmjet dy institucioneve, konkretisht kontributit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, për Auditimet me profesionalizëm dhe referimin për ndjekje penale në SPAK, të rasteve kur konstatohen shkelje të ligjit.
Nisur nga ndjeshmëria e opinionit publik për të luftuar korrupsionin, me synim rritjen e bashkëpunimit të institucioneve tona, për fushat me interes të përbashkët, forcimin e rolit dhe rritjen e ndikimit të aktivitetit për secilin prej institucioneve, në parandalimin e korrupsionit dhe abuzimeve nga administrata publike, konsiderohet si tejet i rëndësishëm bashkërendimi i aktiviteteve të institucioneve tona nëpërmjet një marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshja e bashkëpunimit e cila do të konkretizhet me nënshkrimin e saj në vijim, do të jetë një hap konkret në rritjen e kontributeve institucionale në luftën kundër korrupsionit.