Bashkëpunimi institucional, KLSH-SHISH shkëmbim informacioni në funksion të luftës ndaj korrupsionit
09.09.2020
Lufta ndaj korrupsionit mbetet një çështje e ndjeshme në vendin tonë. Qytetarët kërkojnë nga institucionet reagim të shpejt dhe efikas.
Për të hedhur dritë mbi këtë problem dhe zbardhur çështje të ndjeshme Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Z. Arben SHEHU dhe Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Z. Helidon BENDO zhvilluan sot një takim në ambientet e drejtorisë së Përgjithshme të SHISH.
Ky takim është hap i parë i një bashkëpunimi institucional mes dy institucioneve të rëndësishme në vend.
Dy drejtuesit shprehën vullnetin maksimal për bashkëpunim dhe koordinim të punëve, në funksion të luftës ndaj korrupsionit.
KLSH për auditimet me profesionalizëm dhe SHISH në dhënien e informacionit për rastet abuzive, si ndaj punonjësve të KLSH dhe në rastet të tjera në administratë.
Shehu dhe Bendo shprehën besimin se rezultatet konkrete të këtij takimi do të jenë në një kohë shumë të afërt.