Raporti vjetor për vitin 2014 i Gjykatës Evropiane të Audituesve (ECA).
16.02.2016
Ky dokument, EU2014, përmbledh dhe shpjegon përmbajtjen e raporteve vjetore të Gjykatës Evropiane të Audituesëve (ECA), për përdorimin e buxhetit të Bashkimit Europian 2014 dhe Fondeve Evropiane të Zhvillimit.
Në këto raporte, ne japim vlerësimin tonë se si fondet e Bashkimit Europian janë përdorur gjatë 2014, duke evidentuar sektorët me riskun më të lartë të përdorimit jo efikas të tyre. Ne gjithashtu analizojmë arsyet e ndodhjes së parregullsive dhe japim rekomandime si mund të përmirësohet menaxhimi financiar i këtyre fondeve.
Qëllimi jonë kryesor është që të ndihmojë Parlamentin Evropian dhe Këshillin, në monitorimin e menaxhimit financiar të Bashkimit Evropian, si pjesë e procedurës së vlerësimit të buxhetit të BE.
Viti 2014, ka qënë viti i parë i implementimit të programit EU 2014-2020. Megjithëse shpenzimet kryesore për vitin 2014, ishin planifikuar gjatë programit EU 2007-2013.
Si çdo vit, kemi identifikuar në mënyrë konstante, nivele të larta gabimesh në përdorimin e fondeve të BE, ku kemi theksuar nevojën për përdorim më të mirë të informacioneve në dispozicion dhe përdorim të arsyeshëm të kompetencave për të ulur gabimet dhe keqpërdorimin e fondeve.
Gjithashtu, Bashkimi Evropian duhet të përpiqet më shumë në mënyrë që të rritet performanca e përdorimit të fondeve të tij gjatë programit EU 2014-2020.
Gjykata Evropiane e Audituesëve vlerëson që politikbërësit e Bashkimit Evropian duhet të krijojnë një qasje të re në lidhje me menaxhimin dhe shpenzimin e këtyre fondeve. Është i rëndësishëm fakti i zbatimit të rekomandimeve tona dhe aplikimi i tyre në rishikimin afat-mesëm që do ti bëhet këtij programi financiar.
Ne i kemi dhënë rëndësisë e duhur nevojës që Komisioni Evropian dhe vendet anëtare të trajtojnë seriozisht mangësitë financiare të krijuara gjatë viteve.
Nëqoftëse institucionet e Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare duan të kenë një përdorim të plotë dhe sa më eficent të fondeve të vendosura në dispozicion, duhen përpjekje më të mëdha në krahasim me përpjekjet e deritanishme. Kjo nënkupton rritjen e potencialit të buxhetit të BE për të investuar në të ardhmen e Europës, duke zvogëluar gabimet, financuar nevojat e domosdoshme në mënyrë sa më të shpejtë, investuar në projekte të cilat përputhen me objektivat e BE dhe duke vlerësuar vlerën e shtuar të këtyre investimeve.
Qytetarët e Bashkimit Evropian kanë të drejtën të njihen me mënyrën e implementimit dhe performancës së këtyre investimeve, ku Gjykata Evropiane e Llogarive është e angazhuar që të luaj një rol të rëndësishëm për të siguruar që fondet e investuara nga BE të shpenzohen në mënyrë transparente dhe sipas nevojave të tyre.
Vítor Manuel da SILVA CALDEIRA
President i Gjykatës Evropiane të Audituesëve.