Sesion trajnimi i organizuar nga iCISA – SAI i Indisë mbi Auditimet e Performancës
Ky program trajnimi përmes proceseve hap pas hapi, kishte si
synim të përçonte tek pjesëmarrësit aftësi shtesë, të vlefshme në kryerjen e
Auditimeve të Performancës duke qenë se ekziston një
interes i rinovuar i palëve të interesuara në raportet e këtij lloj auditimi.
Në mjedisin e ri me shumë të dhëna dhe
informacion, audituesit publik kërkojnë aftësi për të qenë në gjendje të
përdorin në mënyrë efektive informacionin e disponueshëm në planifikimin,
kryerjen dhe raportimin e Auditimit të Performancës duke përdorur teknikat
përkatëse të auditimit.
Seancat e ofruara në programin e trajnimit kishin të bënin me disa nga temat si vijon:
- Auditimi i performancës
në SAI Indi: Mandati, Evolucioni, Praktikat dhe Përvoja;
- INTOSAI Kuadri i
Deklarimeve Profesionale (IFPP) mbi Auditimin e Performancës / ISSAI: Parimet
dhe Praktikat;
- Kuptimi i entitetit të
biznesit: Një çelës për planifikimin e Auditimit të Performancës;
- Pasqyrë e procesit të
auditimit të performancës: planifikimi i auditimit, vlerësimi i
auditueshmërisë, vlerësimi i riskut, marrja e të dhënave;
- Përgatitja e udhëzimeve
të auditimit të performancës: Përcaktimi i fushëveprimit, kritereve dhe
objektivave, planifikimi i auditimit: Ushtrimi mbi matricën e projektimit të
auditimit;
- Zbatimi i auditimit:
Kryerja e auditimit në terren, mbledhja e të dhënave të auditimit, Vlerësimi i
të dhënave të auditimit;
- Kryerja e Auditimit:
Nxjerrja e konkluzioneve të auditimit dhe përgatitja e raportit të auditimit të
performancës;
- Auditimi i Performancës
në Sektorin Tregtar: Një rast studimor;
- Auditimi i Performancës
së Sektorit të të Ardhurave;
- Auditimi i Performancës
së Sistemeve të Informacionit (GUID 5100) dhe Studim Rasti;
- Auditimi i performancës
me perspektivë mjedisore / zhvillimi i qëndrueshëm: Rast studimor (Ruajtja e
ekosistemit bregdetar detar);
- Auditimi i performancës
në ndërtimin e rrugëve: një rast studimi;
- Auditimi i performancës
së privatizimit: Udhëzues (GUID 5320) dhe Studim Rasti (Projekti PPP në
Aeroportin CSI, Mumbai);
- Auditimi i performancës
për Fuqizimin e Grave: Një rast studimor;
- Auditimi i Performancës
në Sektorin e Arsimit;
- Përdorimi i Remote
Sensing/GIS në auditim;
- Auditimi i Performancës
në Furnizimin me Ujë: Një rast studimor;
- Auditimi i Performancës
së Prokurimit Publik: Udhëzues (GUID 5280 (propozuar)
dhe Rast Studimi;
- Hyrje në analizën e të
dhënave në auditim;
- Auditimi i Performancës
– Rast Studimi mbi Auditimin në Mjedisin e TI-së (Data Centric;)
- Aplikimi i mjetit të
analizës së të dhënave KNIME në auditim;
- Vizualizimi duke
përdorur mjetin e analizës së të dhënave: Tableau;
- Aplikimi i teknologjive
në zhvillim në auditim: - Inteligjenca Artificiale;
Përgjatë
ditëve të trajnimit, sesionet u zhvilluan në mënyrë interaktive ndërmjet 28
pjesëmarrësve nga 11 vende të ndryshme të botës.
Pjesë
përbërëse e programit të trajnimit shumëpalësh e-ITEC ishin dhe prezantimet nga
vendet pjesëmarrëse nëpërmjet të cilave mësohej më shumë për Institucionet
Supreme të Auditimit respektive dhe vendet e njëri-tjetrit.
Prezantimi i KLSH-së pati në fokus:
- Një përmbledhje rreth vendit tonë: Ekonomia,
Qeverisja, Kultura, Turizmi, etj.;
- Informacion të përgjithshëm mbi mënyrën e
funksionimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit Struktura organizative, mandati;
- Llojet e auditimit që kryen KLSH;
- Statusi i Auditimit të Performancës në KLSH duke përfshirë aplikimin e mjeteve të ndryshme të analizës së të dhënave në auditim;
- Sfidat që po hasen gjatë Auditimit të Performancës, etj.;
Nga KLSH këtë trajnim e ndoqën auditueset e Departamentit të Auditimit të Performancës, Arminda Bushi dhe Vjola Kojani.