KLSH merr pjesë në Konferencën "Financimi transformues për avancimin e barazisë gjinore"

Me ftesë të UN Women, Drejtoresha e Përgjithshme znj. Marjola Llanaj dhe Sekretarja e Përgjithshme znj. Valbona Gaxha morën pjesë në konferencën rajonale për buxhetim të përgjegjshëm gjinor me temë "Financimi transformues për avancimin e barazisë gjinore", e cila u mbajt më 23 dhe 24 nëntor në Stamboll, Turqi.

                                          

Konferenca Rajonale e organizuar nga UN Women për financimet transformuese ka zhvilluar gjatë dy ditëve diskutime të frytshme se si buxhetimi i përgjegjshëm gjinor mund të ndihmojë në krijimin e një shoqërie më të barabartë. Përfaqësues të nivelit të lartë dhe ekspertë nga Shqipëria ishin të pranishëm në këtë konference për të ndarë eksperiencën e tyre dhe praktikat më të mira për zbatimin e buxhetimit gjinor në vend.

Në konferencën rajonale, u prezantuan dy iniciativa të reja të nisura nga UN Women për të monitoruar tendencat në zbatimin e Indeksit të Buxhetit të Përgjegjshëm Gjinor (BPGJ) dhe për të pilotuar SDG 5.c.1. për monitorimin e progresit në krijimin e sistemeve për monitorimin e ndarjeve buxhetore për barazinë gjinore në rajon.