Udhëzuesi,
i cili u prezantua dhe miratua zyrtarisht gjatë punimeve të Kongresit të XXIV të
INCOSAI’t, përmbledh ekspertizën dhe bashkëpunimin ndërmjet një sërë
institucionesh supreme të auditimit dhe është një kontribut i përbashkët i Zyrës
së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) dhe financimit të SAI-t të
Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ky
Udhëzues u materializua nën Programin e Deklaratës së Abu Dhabit, si pjesë
integrale e Programit Global të UNODC për të parandaluar dhe luftuar
korrupsionin.
Ai
reflekton një pasqyrim të kuadrit të ndryshëm juridiksional dhe institucional të
sjellë bashkë nga një sërë ekspertësh nga SAI të ndryshme të komunitetit
INTOSAI, si dhe të organeve ligjzbatuese dhe rregullatore.
Si
pjesë thelbësore e kontributeve të shprehura, është edhe kontributi i dhënë dhe
pasqyruar në këtë Udhëzues nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nëpërmjet ekspertëve
të tij, duke e vënë theksin tek puna e vazhdueshme që KLSH po bën në
parandalimin dhe evidentimin e rasteve të korrupsionit.
Gjithashtu, në Udhëzues është pasqyruar dhe kontributi i KLSH-së në formulimin e strategjisë kombëtare anti-korrupsion, e cila ndër të tjera, thekson rolin që KLSH do të vazhdojë të ketë në promovimin e qeverisjes së mirë, zbatimit të standardeve të etikës dhe ndërgjegjësimit mbi risqet e mashtrimit dhe korrupsionit.