Kryetari i KLSH-së z. Arben Shehu zhvillon një takim me znj. Florence Dobelle, shefe e shërbimit rajonal ekonomik për rajonin e Ballkanit

Kryetari i KLSH-së priti në një takim znj. Florence Dobelle, shefe e shërbimit rajonal ekonomik për rajonin e Ballkanit pranë Ambasadës Franceze në Bullgari.

Gjatë takimit z. Shehu dhe znj. Dobelle, diskutuan mbi organizimin dhe funksionimin e institucionit dhe rëndësinë e pavarësisë institucionale në funksion të menaxhimit sa më të mirë të financave publike, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe me institucionet e BE-së në vend.


Znj. Dobelle shprehu rëndësinë e rolit që kanë institucionet e pavarura, dhe vuri theksin tek rëndësia e bashkëpunimit rajonal, e veçanërisht tek bashkëpunimi me përfaqësinë e delegacionit të BE-së në Shqipëri në kuadër edhe të procesit të negociatave për anëtarësim.

Znj. Dobelle gjithashtu, shprehu konsideratat e saj për KLSH-në, në vijim edhe të vlerësimeve tepër pozitive të progres raporteve për institucionin nga SIGMA dhe BE.