Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit z. Arben Shehu zhvilloi sot nje takim me Drejtoreshën Ekzekutive të Komitetit Shqiptar të Helsinkit znj. Erida Skëndaj, në mjediset e KLSH-së.
Fokusi i këtij takimi
ishte prezantimi i projektit “Jo Korrupsionit, Po Demokracisë” që Komiteti
Shqiptar i Helsinkit në bashkëpunim me Agjencinë Suedeze për Zhvillim dhe
Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) do të zhvillojë në të gjithë Shqipërinë, me qëllim
ndërgjegjësimin e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit.
Znj. Skëndaj në vlerësim
të angazhimit që Kontrolli i Lartë i Shtetit jep në luften kundër korrupsionit,
i përcolli z. Shehu ftesën që institucioni të përfshihej aktivisht në këtë
projekt për të qenë sa më pranë qytetarëve nëpërmjet kontributit profesional në
këtë fushë, por duke shfrytëzuar edhe mundësi të tjera bashkëpunimit në fusha
me interes të përbashkët.
Z. Shehu në vijim të
diskutimit shprehu vullnetin e plotë të përfshirjes të Kontrollit të Lartë të
Shtetit në këtë projekt, më qëllim angazhimin e plotë institucional në
mbështetje të qytetarëve.