Njoftim për shtyp mbi auditimin e ushtruar në Bashkinë Përmet
Departamenti i Auditimit të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore i Kontrollit të Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 873/1 prot, datë 03.09.2021, i ndryshuar me nr. 873/2 prot, datë 30.09.2021, të miratuar nga Kryetari i KLSH, ushtroi auditimin financiar dhe të përputhshmërisë në subjektin Bashkia Përmet, për periudhën 01.01.2018-31.12.2020, ku konkludoi me dhënien e “Opinion i pamodifikuar, me theksim çështjeje” për përputhshmërinë dhe për pasqyrat financiare.
Nga auditimi i 4 procedurave me fond limit 80,505,424 lekë (nga të cilat një është anuluar dhe zhvilluar përsëri), nga 29 procedura të zhvilluara më fond limit 431,833,959.20, janë konstatuar devijime të akteve ligjore/nënligjore të LPP, konkretisht si:
- Në 3 raste, kriteret e vendosura nga Njësia e Prokurimit nuk janë në përputhje me natyrën dhe volumet e punës.
- Në 2 raste, kualifikimi i ofertës fituese nuk është në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara.
- Efektet negative nga zhvillimi i procedurave të prokurimit është në vlerën 81,490,378.838 lekë me TVSH.
-Dëmin i shkaktuar nga zbatitimi i kontratave është në vlerën 806,824.61 lekë pa TVSH.
Në auditimin e dokumentacionit ligjor për arkëtimin e debitorëve të ardhura të munguara janë në vlerën 35,690,398 lekë, ku detyrimet e subjekteve fizikë/juridikë deri më 31.12.2020 (debitorët progresiv), janë 15,920,142 lekë dhe detyrime nga familjet për pagesat e taksave dhe tarifave vendore janë 6,697,803 lekë, nga mosarkëtimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë në vlerën 3,125,307 lekë, nga subjektet që ushtrojnë aktivitet në fushën e tregtimit të lëndëve djegëse në vlerën 3,300,000 lekë, nga toka bujqësore 5,007,646 lekë, nga kontratat e qirave në vlerën 1,639,500 lekë.
Mbi planifikimin, zbatimin e planit të buxhetit dhe realizimin e të ardhurave:
Ka mungesë të dokumenteve (dëgjesa publike, takime për llogaridhënie për zbatimin e buxhetit etj), të cilat të dokumentojnë se janë konsultuar me komunitetin dhe grupet e interest, nuk ka mbledhje të dokumentuara të GMS për të diskutuar rreth planifikimit dhe monitorimit të politikave strategjike, PBA, risqeve kryesore dhe çështjeve të tjera të menaxhimit financiar dhe kontrollit.
Me Vendimin nr. 230, datë 30.12.2021, të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, janë rekomanduar për përmirësimin e gjendjes 10 masa organizative, 6 masa për uljen e borxhit tatimor, 3 masa për shpërblim dëmi, 1 masë për eleminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe për menaxhimin me ekonomicitet, efektivitet dhe eficence të fondeve publike dhe 1 masë disiplinore në kompetencë të titullarit të institucionit.
Për më hollësisht, mbi sa trajtuar më sipër, konsultoni Raportin Përfundimtar të Auditimit në linkun e mëposhtëm: