Njoftim për shtyp
Tiranë,
më 26.01.2022
Kontrolli i Lartë i
Shtetit, gjatë ushtrimit të auditimit financiar dhe i përputhshmërisë në
Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konstatuar shkelje të kryera
nga ana e tetë funksionarëve të MSHMS, institucioneve
në varësi të saj, si dhe dy punonjës të ATRAKO, lidhur me procedurën për “Koncesionin/ partneritetin publik privat, për
ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre
bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes” si dhe procedurën e prokurimit për “Blerje monitor pacienti për masat
anti-covid”.
Nga auditimi i procedurës
së koncesionit të lartpërmendur, janë evidentuar veprime të kundërligjshme të
shtatë punonjësve, anëtarë të Kominisionit të Dhënies së Koncesionit/PPP veprime
këto që bien në kundërshtim me detyrimet ligjore që i atribuohet këtij
komisioni, si dhe me dispozitat ligjore që normojnë procedurën e koncesionit në
fjalë.
Gjithashtu nga auditimi i
procedurës së prokurimit për “Blerje
monitor pacienti për masat anti-covid” janë konstatuar një sërë shkeljesh të
kryera nga tre punonjës, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në
kundërshtim me dispozitat ligjore për prokurimin publik, si dhe me përmbushjen
e rregullt të detyrës së anëtarit të KVO-së.