Njoftim për shtyp
Tiranë,
më 26.01.2022
Kontrolli i Lartë i
Shtetit, në cilësinë e institucionit më të lartë të kontrollit ekonomik dhe
financiar të organeve të pushtetit qendror dhe vendor, ka ushtruar
auditim përputhshmërie dhe rregullshmërie në subjektin Autoriteti Portual
Durrës (APD) për periudhën e veprimtarisë 01.07.2018- 31.12.2020.
Konkretisht nga auditimi
i kryer lidhur me procedurën e prokurimit “Shërbim
konsulence”, me objekt “Libri i
tarifave” janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe parregullsish të ndërmarra
me veprime aktive nga ish Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit
Portual Durrës, Përgjegjësi i Prokurimeve, dy Përgjegjës Sektori, një jurist
dhe dy specialistë.
Veprimet e ish Titullarit
të APD dhe punonjësve të tij janë kryer në kundërshtim me ligjin dhe aktet
nënligjore që normojnë detyrën e tyre funksionale, si dhe rregullat e
prokurimit publik, duke sjellë për pasojë keqpërdorim të fondeve publike.