Në përmbyllje të vizitës zyrtare të Auditueses së Përgjithshme të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës në Kontrollin e Lartë të Shtetit

Tiranë, më 29.10.2021

Më datë 28 tetor 2021, në Kontrollin e Lartë të Shtetit u përmbyll vizita dy ditore me Audituesen e Përgjithshme të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës.

Në këtë takim,  të dyja palët patën mundësi të shkëmbenin eksperiencat e tyre në fushën e auditimit. Ndër të tjera u diskutua mbi kontrollin e përdorimit të fondeve për pandeminë Covid19 dhe atë të zbatimit korrekt të buxhetit të shtetit. Gjithashtu, një pjesë e rëndësishme e takimit të zhvilluar ishte dhe diskutimi mbi rolin e SAI-eve në luftën kundër korrupsionit, bashkëpunimet me aktorë  të tjerë dhe përmirësimin e praktikave në auditimet e sistemeve të teknologjisë së informacionit.


Gjatë diskutimeve në këtë takim, nga ana e palës pritëse, u trajtua  tematika mbi auditimin e fondeve të akorduara për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Në përmbyllje të këtij takimi, Audituesja e Përgjithshme Znj.Vlora SPANCA dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Z. Arben SHEHU ritheksuan vullnetin e plotë për zgjerimin e metejshëm të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave  midis dy institucioneve homologe.