Njoftim par shtyp
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në kuadër të përmbushjes së funksionit të tij Kushtetues, zbatimit të Udhëzimeve dhe Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit (INTOSAI), sipas Autorizimit për Auditimi Tematik nr. 774, datë 12.07.2021, në drejtim të çështjeve të ngritura shqetësim në ankesat e protokolluara në KLSH me nr. 736, datë 30.06.2021, dhe nr.1182, datë 01.12.2020, ushtroi auditimin tematik në Drejtorinë Vendore Sarandë të ASHK-së.
Nga auditimi rezultuan mospërputhje dhe devijime ligjore, në miratimin e lejeve të legalizimit dhe regjistrimeve të tyre në kadastër, në shkelje të legjislacionit në fuqi. Konkretisht, janë konstatuar ndër të tjera:
- Në 1 rast, Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Sarandë ka marrë vendimin për legalizimin e ndërtimit pa leje brenda zonës së mbrojtur “Parku Kombëtar i Butrintit";
- Në 4 raste, vendimet e marra për kualifikimin për legalizim të objektit informal janë marrë në kundërshtim me Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Sarandë si dhe ndryshimi i zërit kadastral, në momentin e lëshimit të lejes është kryer në mungesë të dokumentacionit, si kërkesa për miratimin në Këshillin e Qarkut, të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Agjencisë Rajonale të Mjedisit. Pra, nuk ka asnjë dokumentacion nga këto organe, për t`i dhënë lejen, veprimit të kryer për legalizim në zonat “Territore të tjera”, veprime në kundërshtim me nenet 10, 11, 14, të ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje".
Me Vendimin Nr.132, Datë 29.09.2021 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar raporti përfundimtar, ku janë rekomanduar 6 masa organizative dhe 9 masa disiplinore.
Për më hollësisht, mbi sa më lartë trajtuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm: