Njoftim për shtyp
Departamenti
i Auditimit të Teknologjisë së Informacionit në Kontrollin e Lartë të Shtetit,
ushtroi auditim me temë “Mbi auditimin e sistemeve të teknologjisë së
informacionit” në subjektin Drejtoria
e Përgjithshme e Arkivave.
Kontrolli i Lartë
i Shtetit në përfundim të auditimit të TI në Drejtorinë e Përgjithshme të
Arkivave konstatoi se: Mungesa e akteve rregullatorë në drejtim të sistemeve të
teknologjisë së informacionit kanë ndikuar në një zhvillim të pa monitoruar të
aktivitetit institucional dhe pa deleguar përgjegjësitë individuale për
veprimet e kryera.
Nisur nga vlerësimi i strategjisë
institucionale, si dhe zhvillimet bashkëkohore në fushën e teknologjisë së
informacionit, u konstatua se ka mos-përditësim apo mungesë të akteve
rregullatorë në lidhje me krijimin, ruajtjen dhe arkivimin e dokumentit
elektronik. Materializimi i këtij boshllëku ligjor, kërkon gjithë përfshirje
dhe impenjimin e AKSHI-t, Këshillit të Ministrave dhe DPA-së, veprim i cili do
të ndihmonte jo vetëm Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, por të gjithë
administratën publike e cila ka implementuar sisteme të teknologjisë së
informacionit dhe ka një bazë të dhënash, të cilat në të ardhmen do të jenë
fond arkivor i DPA-së.
Siguria e Informacionit dhe perspektiva
e DPA është e kompromentuar nga mungesa e investimeve në rrjetin network si dhe
nga mos përfshirja e DPA në rrjetin GOV.
Nga analizimi i të dhënave me teknikat
CAAT, rezultoi se sistemi nuk ka mekanizmat e nevojshme për kontrollin e input-it,
duke rritur riskun e popullimit të sistemit me të dhëna të gabuara, e për
pasojë nxjerrjen e raporteve të pasakta.
Kushtet fizike të Arkivave Vendore janë
në një situatë të tillë që krijojnë risk të lartë për prishjen e
dokumentacionit të ruajtur.
KLSH
vlerëson se përdorimi i teknologjisë së informacionit do të ndikonte në
përmirësimin e nivelit të sigurisë mbi dokumentacionin e arkivuar si dhe
krijimin e kushteve më të përshtatshme për ruajtjen e tyre.
Për përmirësimin e gjendjes, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar 23 Masa Organizative, me Vendimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 18, datë 16.02.2021.
Për sa trajtuar më lart, në mënyrë të detajuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm: