Njoftim
për shtyp
Departamenti i Auditimit të
Institucioneve Qendrore në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në zbatim të
programit të auditimit tematik nr.810/1, datë 01.09.2020, auditoi veprimtarinë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për periudhën nga 01.01.2018 deri në 31.08.2020.
Lidhur me verifikimin dhe zbatimin e
kompetencave të përgjithshme dhe të veçanta të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Qendrës së Shërbimeve Arsimore,
në lidhje mbi procedurat dhe kriteret e
ndjekura për njohjen dhe njësimin e
certifikatave, diplomave, të fituara jashtë vendit si dhe arkëtimit të tarifave
të shërbimeve në buxhetin e shtetit, verifikimin dhe zbatimin e kompetencave të përgjithshme
dhe të veçanta të MASR në lidhje mbi procedurat
dhe kriteret e ndjekura për njohjen
dhe njësimin e gradave shkencore dhe titujve akademikë, të fituara jashtë
vendit si dhe arkëtimit të tarifave të shërbimeve në buxhetin e shtetit.
KLSH ka
evidentuar se Udhëzimet e miratuara nga titullari i MASR, janë hartuar
jo në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi, duke mbartur riskun e
cenimit të kontrolleve të brendshme që në fazën e hartimit të tyre, risqe të cilat
më pas mbarten edhe në fazën e implementimit, duke mos i shërbyer funksionimit
efektiv për të cilin janë hartuar.
Janë krijuar struktura për
njësimin e certifikatave, diplomave e gradave shkencore, pa siguruar detyra
funksionale juridike, deri diku të mbivendosura, në kundërshtim me ligjin
nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e
arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë’ neni 9, 10 dhe 92; ligjin
nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” neni
6; ligjin nr.10296 datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” i
ndryshuar neni 20; VKM nr.560 datë 29.09.2018 “Për caktimin e tarifave për
shërbimet e ofruara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore”; dhe Urdhrin e
Kryeministrit nr. 146, datë 28.09.2018 “Për miratimin e strukturës dhe të
organikës së Qendrës së Shërbimeve Arsimore.”.
QSHA, funksionon me një Rregullore të brendshme nr.1462 prot. datë
02.09.2014, miratuar nga Ministri i Arsimit dhe Sportit, e cila nuk reflekton
ndryshimet e strukturës sipas Urdhrit të Kryeministrit nr.146, datë 28.09.2018
“Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Qendrës së Shërbimeve
Arsimore”. Edhe pse QSHA me shkresën nr. 580 prot. datë 30.01.2019, ka dërguar
për miratim në MASR, Draft- Rregulloren e Brendshme, e cila ende nuk është
miratuar nga titullari i MASR, në kundërshtim me ligjin nr.10296 datë
08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar neni 20.
Në referim të nenit 6, të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe
funksionimin e administratës shtetërore”, (institucione varësie), është e
drejta e Këshillit të Ministrave, për krijimin dhe mbylljen e strukturave të
varësisë, dhe jo e Ministrit të Arsimit dhe për rrjedhojë, edhe Udhëzimi i
Ministrit të Arsimit nr. 8, datë 13.03.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e
Qendrës së Shërbimeve Arsimore”, është në kundërshtim me referencën ligjore.
Në bazë të Urdhrit të
Kryeministrit nr.163 datë 05.10.2017 “Për miratimin e strukturës dhe organikës
së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë”, është suprimuar Sektori i
njohjes së diplomave/gradave shkencore, sektor që deri në momentin e hartimit
të këtij materiali nuk ekziston dhe për rrjedhojë detyrën e realizon
sekretariati teknik, ku anëtarë janë specialistë të emëruar në detyra të tjera
funksionale, por që kryejnë dhe këtë detyrim shtesë, për të cilin as nuk
vlerësohen nga eprori direkt, në kundërshtim me ligjin nr.152/2013 “Për
nëpunësin civil” neni 62 ku parashikohet se, komisionet ad hoc dhe sekretariati teknik, ngrihen kohë mbas kohe, me urdhër
të titullarit të MASR dhe këto “struktura” nuk janë të përhershme.
Ka munguar një kuadër
rregullator i mirëfilltë mbi të cilin të kryhet vlerësimi i titujve shkencorë,
i cili deri më tani është kryer me komisione ad hoc; ka munguar një kriter mbi afatet/kohën e procedurave që
ndjek komisioni ad hoc për shqyrtimin
e dokumentacionit deri në vendimmarrje, që ka sjellë zgjatje të procedurave
deri në disa muaj.
Në përfundim të auditimit janë
dhënë: 1 masë propozime për ndryshime dhe përmirësime ligjore dhe 4 masa
organizative.
Për më hollësisht, mbi sa më lartë trajtuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm: