Kontrolli i
Lartë i Shtetit, në zbatim të Programit të Auditimit nr. 21/1, datë
11.01.2021, i ndryshuar, ushtroi
auditim në Drejtorinë Vendore
të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, (ish
Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Korçë si dhe ish-ZVRPP Korçë),
me objekt: “Mbi auditimin e ligjshmërisë në kryerjen e procedurave të
legalizimit të objekteve informale si dhe auditimin e procedurave të pranimit,
administrimit, shqyrtimit dhe miratimin e dokumentacionit për regjistrimin
fillestar të pasurive të pa luajtshme dhe evidentimin e ligjshmërisë së
mbivendosjeve”.
Nga auditimi kanë rezultuar shkelje
të dispozitave ligjore, në lidhje me regjistrimin dhe legalizimin e objekteve
informale, të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta personave të ndryshëm,
duke cënuar njëkohësisht interesat e ligjshëm të shtetit.
Në lidhje me këto shkelje të
evidentuara, KLSH ka kallëzuar në Prokurinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Korçë, 3 ish-Drejtor të DVASHK Korçë (ish-ZVRPP Korçë) dhe 1 ish-Drejtor të
ALUIZNI Korçë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga
neni 248 i Kodit Penal.