Banner

Kryetari i KLSH-së z. Arben Shehu pret delegacionin e ZKA të Kosovës në kuadër të përmbylljes së auditimit paralel IT për sistemet e informacionit të ujësjellësve në Tiranë dhe Prishtinë

Kryefaqja » Njoftime » Kryetari i KLSH-së z. Arben Shehu pret delegacionin e ZKA të Kosovës në kuadër të përmbylljes së auditimit paralel IT për sistemet e informacionit të ujësjellësve në Tiranë dhe Prishtinë
Kryetari

Kryetari i KLSH-së priti në një vizitë zyrtare në mjediset e institucionit, delegacionin e ZKA të Kosovës të kryesuar nga Auditorja e Përgjithshme, znj. Vlora Spanca. Ky takim shënoi përmbylljen me sukses të auditimit paralel që u zhvillua nga grupet e auditimit të të dy institucioneve, në sistemet IT të ujësjellësve të Tiranës dhe Prishtinës.

Të dy titullarët shprehën falënderimet dhe vlerësimet për punën e bërë dhe e vunë theksin tek nisma e parë e konkretizuar me sukses ndërmjet KLSH-së dhe ZKA-së, veçanërisht pasi u përmbyll një auditim sfidues mbi sistemet e informacionit, duke përbërë kështu një vlerë të shtuar për punën e audituesve.

Gjithashtu u vlerësua fakti se ky auditim shërbeu edhe në shkëmbimin e vlefshëm të ideve, praktikave të punës, qasjeve, harmonizimit të metodologjive që ekipet respektive të auditimit ndanë së bashku duke përftuar më të mirën nga njëri-tjetri.

Z. Shehu dhe znj. Spanca shprehën në përfundim angazhimin e plotë për vijueshmërinë e bashkëpunimit të ndërsjellë në auditime të tjera për tematika sensitive dhe me interes të përbashkët.

       

Nga institucioni i KLSH-së ishin të pranishëm gjatë takimit, znj. Valbona Gaxha, Sekretar i Përgjithshëm, znj. Marjola Llanaj, Drejtor i Përgjithshëm, z. Bexhet Zeqiri, Drejtor i Drejtorisë së Standardeve dhe Sigurimit të Cilësisë në Auditim, z. Gjovalin Preçi, Drejtor i Departamentit të Auditimit të Buxhetit të Shtetit, si dhe grupi i auditimit i përbërë nga znj. Elira Cukalla, z. Rodjan Alimerkaj dhe znj. Megi Peza.

Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së shoqërohej nga z Bezad Halilaj, zv Auditor i Përgjithshëm, z. Samir Zymberi, Drejtor i Departamentit për Auditimet e IT dhe znj. Arlinda Selmani, pjesë e ekipit të auditimit

 

 

 


E-mail zyrtar