KLSH promovon botimet në Painairin e Librit
13.11.2014
Në datën 13. 11.2014, në një nga mjediset e promovimeve të librave dhe botimeve të ndryshme të Pallatit të Kongreseve, Kontrolli i Lartë i Shtetit, në vazhdën e veprimtarive që zhvillon për çdo vit, promovoi botimet e veta të periudhës 2012- 2014.
Qëllimi i këtyre botimeve është implementimi i strategjisë EUROSAI 2012 – 2017 dhe i strategjisë së KLSH për vitet 2013-2017, sidomos mundësimi i publikut të gjerë dhe përdoruesve specifikë, që të përfitojnë një kuptim më të mirë të praktikave dhe profesionalizmit të institucionit. Po ashtu me anë të këtyre botimeve, KLSH synon stimulimin e memories institucionale, të kompetencës profesionale të audituesve si dhe ofrimin e bazës për kryerjen me sukses të auditimeve të tilla, si ai i performancës. Botimet përfaqësojnë punën e përbashkët sipas motos së INTOSAI –t ( Komunitetit të Institucioneve Supreme të Auditimit Publik”) … “Experientia mutua omnibus prodest” ( Nga eksperienca e përbashkët përfitojmë të gjithë).