Ftesë për pjesëmarrje në Analizat Vjetore të Departamenteve të Auditimit të KLSH-së
15.12.2015
Kontrolli i Lartë i Shtetit do të organizojë në qytete të ndryshme të vendit, në mjediset e Universiteteve Publike të këtyre qyteteve, analizat vjetore të departamenteve të tij të auditimit, mbështetur në ISSAI 1, Deklarata e Limës, Neni 16 i saj ”Raportimi në Parlament dhe ndaj publikut të gjerë”, të ISSAI 12 “Vlerat dhe dobitë e SAI-ve: të bësh ndryshimin në jetën e qytetarëve”, Parimi 4 “Raportimi mbi rezultatet e auditimit, duke mundësuar publikun për të mbajtur qeverinë dhe subjektet e sektorit publik të përgjegjshëm”, të ISSAI 20 “Parimet e transparencës dhe të përgjegjshmërisë”.
Institucioni do të përcjellë në këto analiza, krahas gjetjeve kryesore të auditimeve në fushat përkatëse për këtë vit, arritjeve dhe mangësive ne punën audituese të secilit departament, edhe qasjen e tij ndaj problematikave të konstatuara, duke dhënë ide e sugjerime konkrete për përmirësimin e auditimeve, duke u përpjekur të orientohemi drejt INTOSAINT-it (Metoda e Vetëvlerësimit të Integritetit për Institucionet Supreme të Auditimit publik).
Analizat vjetore të Departamenteve do të fokusohen në “Performancën dhe impaktin e veprimtarisë audituese të Departamentit gjatë vitit 2015” dhe do të zhvillohen sipas kalendarit të mëposhtëm :
Ftohen të gjithë gazetarët e interesuar të mediave qëndrore dhe lokale, si edhe përfaqësues të OJF-ve të ndryshme, të marrin pjesë në këto analiza.