03.11.2016
Nga data 24-28 Tetor 2016, një grup audituesish të KLSH-së zhvilluan një vizitë studimore në Poloni mbi forcimin e kapaciteteve të auditimit të jashtëm dhe zgjidhjet polake për të luftuar korrupsionin dhe mashtrimin. Kjo vizitë është pjesë e projektit të binjakëzimit, i cili me vendim të Komisionit Evropian po implementohet në KLSH nga SAI i Polonisë në bashkëpunim me SAI-n e Kroacisë.
Në ditën e parë të punimeve, audituesve i uroi mirëseardhjen zv/Presidenti i NIK, z. Wojciech Kutyla, i cili theksoi bashkëpunimin e suksesshëm midis NIK-ut të Polonisë dhe KLSH-së.
Presidenti i NIK z. Krzysztof Kwiatkowski përshëndeti audituesit, duke theksuar rolin e institucioneve supreme të auditimit në eliminimin e fenomeneve që nuk funksionojnë në administratën publike. Ai theksoi se lufta efektive kundër korrupsionit është e mundur nëse do të ketë një bashkëpunim të mirë ndërmjet aktorëve të angazhuar për ta kryer atë.
Referimet në këtë vizitë u hapën nga z. Zbyslaw Dobrowolski, Drejtor i Degës Rajonale të Zielna Gora, i cili bëri një prezantim të Strategjisë Qeveritare Antikorrupsion, duke theksuar rolin e përcaktuar të NIK në këtë strategji, në bashkëpunim me strukturat e tjera antikorrupsion, si dhe rezultatet e arritura nga zbatimi i kësaj strategjie. Gjithashtu z. Dobrowolski bëri prezantimin e sistemit të menaxhimit të kontrollit në Poloni dhe rolin e tij në luftën kundër korrupsionit.
Në referimin e tij z. Jacek Koscielniak, Këshilltar i Presidentit të NIK, identifikoi parregullsitë e rëndësishme të zbuluara nga audituesit e NIK-ut, duke paraqitur edhe rezultatet e këtyre auditimeve.
Gjatë kësaj dite referoi edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme dhe Administratës mbi Strategjinë Qeveritare Antikorrupsion 2014-2019 dhe rolin e kësaj ministrie si koordinatori i strategjisë.
Në ditën e dytë, grupi i audituesve u takua me përfaqësues të Byrosë Qendrore të Hetimit dhe të Policisë Kombëtare, të cilët referuan për aktivitetin antikorrupsion dhe kundër mashtrimit të këtyre institucioneve dhe rolin e tyre në implementimin e Strategjisë Qeveritare Antikorrupsion.
Në po këtë ditë, grupi i audituesve të KLSH-së bëri dy vizita të rëndësishme, në zyrat e Kryeministrisë dhe të Ministrinë e Financave. Në Kryeministri, u prit nga përfaqësuesja e Kryeministres znj. Malgorzata Sokoloëska, Drejtore e Kontrollit në Administratën Shtetërore, e cila referoi mbi organizimin e kontrollit të brendshëm në administratën publike dhe qeveritare, ndërsa në Ministrinë e Financave, nga përfaqësues të kësaj ministrie u referua mbi sistemin e kontrollit për pastrimin e parave.
Dita e tretë e kësaj vizite, u karakterizua nga një debat interaktiv me ekspertët e Byrosë Qendrore Antikorrupsion, lidhur me trajtimin e rasteve të korrupsionit në administratën publike, mënyrën e trajtimit të tyre nga kjo njësi, bashkëpunimi i saj me NIK-un e Polonisë, si dhe gjetjet e konstatuara nga audituesit e KLSH-së.
Dita e katërt dhe e pestë e kësaj vizite u zhvilluan në Degën Rajonale të NIK-ut në Zielona Gora. Në këto ditë referuan përfaqësuesit e Rajonit të Policisë së Distriktit të Zielina Gora, mbi rolin e policisë në mbrojtje të interesave ekonomike të shtetit, përfaqësues të Dhomës Rajonale të Llogarive, mbi rolin e këtij institucioni në sigurimin e menaxhimit financiar nga qeverisja vendore, profesori i Fakultetit Juridik të Zielona Gora Boguslaw Banazak, mbi korrupsionin në jetën publike, përfaqësues të Bashkisë, mbi menaxhimin e sistemit të kontrollit si mjet për të luftuar parregullsitë në qeverisjen vendore, përfaqësues të Zyrës së Taksave, mbi mbrojtjen e interesave ekonomike të Shtetit, parandalimin dhe identifikimin e parregullsive në administratën publike, si dhe profesorë të universiteteve publike, mbi rolin e universiteteve dhe të OJQ-ve në luftën kundër korrupsionit.
Ditët e vizitës studimore, përfshinë shkëmbimin e eksperiencës dhe praktikave më të mira midis institucioneve të Polonisë të përfshira në luftën antikorrupsion dhe KLSH-së, si pjesë e programit të binjakëzimit të financuar nga BE.
Në këtë vizitë studimore merrnin pjesë 20 nëpunës të KLSH-së, ku në përbërje kishte Drejtor Departamenti Auditimi, Kryeauditues, si dhe Auditues me një eksperiencë pune të konsiderueshme dhe auditues të rinj, duke u nisur nga vjetërsia në punë në këtë institucion. Duke gjykuar në këtë mënyrë, ky shkëmbim eksperience do ti shërbejë institucionit si në të tashmen ashtu dhe në të ardhmen.
Audituesit e KLSH-së që morën pjesë në këtë vizitë studimore :
Z. Ermal Yzeiraj Z. Alush Zaçe
Z. Selfo Zeneli Z. Muhamed Kavaja
Z. Fatmir Zilja Z. Bajram Lamaj
Z. Artan Topjana Z. Luan Kuka
Z. Agron Opari Z. Altin Dinaj
Z. Benet Koka Z. Anesti Gjika
Z. Andi Buzo Z. Emiliano Doko
Z. Flavio Xhuveli Z. Erion Muho
Znj. Jorida Zhegu Z. Besmir Pajaj
Z. Albert Meçaj Z. Engjëll Musai, Ekspert i jashtëm