Banner

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Zyrës se Audituesit të Përgjithshëm të Norvegjisë

Kryefaqja » Njoftime » Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Zyrës se Audituesit të Përgjithshëm të Norvegjisë
Kryetari

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu zhvilloi në datat 9-10 maj 2022 një vizitë zyrtare pranë Zyrës së Audituesit të Përgjithshëm të Norvegjisë, me qëllim nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Kjo Marrëveshje ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit në shkallë të gjerë, në auditimet e performancës në fushën e mjedisit dhe në auditimet IT. Ky bashkëpunim, krahas mundësisë së shkëmbimit të eksperiencave profesionale midis palëve në fushat e parashikuara në Marrëveshje, do të mundësojë ngritjen e mëtejshme të kapaciteteve profesionale të audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Z. Shehu dhe homologu norvegjez z. Schjøtt-Pedersen, gjithashtu shprehën angazhimin e plotë në forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të tjera me interes të përbashkët, si auditimet me fokus përgatitjen për implementimin e Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm, auditimit me fokus shëndetin, edukimin dhe mirëqenien sociale, komunikimin me median, etj.

 


E-mail zyrtar