Në datat 30 maj – 1 qershor 2022, në bashkëpunim me ekspertët e IDI-t (Inisiativa e INTOSAI’t për zhvillim) dhe të Zyrës së Audituesit të Përgjithshëm të Norvegjisë, zhvillohet workshop-i mbi zhvillimin e Planit të ri Strategjik të institucionit, i cili do të përfshijë periudhën 2022-2025.
Objektivi kryesor i këtij workshop-i është përcaktimi i objektivave afat-gjatë dhe prioriteteve për të ardhmen me qëllim hartimin e një plani strategjik sa më realist dhe në përputhje me standartet më të mira ndërkombëtare.
Përgjatë tre ditëve të zhvillimit, do të diskutohen tematika të ndryshme lidhur me zhvillimin e planit strategjik si vlerat dhe nevojat, planifikimi strategjik, rishikimi dhe dakortësimi mbi terminologjinë, sfidat, etj.
Gjithashtu, diskutime të veçanta do t’iu rezervohen edhe rezultateve të raportit të vetëvlerësimit institucional (SAI PMF), analizës mbi grupet e interesit dhe rishikimit të analizës SWOT.
