Banner

Takimi i Presidentëve të Institucioneve Supreme të Auditimit të Rrjetit të SAI-ve të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE

Kryefaqja » Uncategorized » Takimi i Presidentëve të Institucioneve Supreme të Auditimit të Rrjetit të SAI-ve të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE
Kryetari

Më 15-16 tetor 2026, SIGMA në bashkëpunim me Zyrën Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë organizuan takimin e Presidentëve të Institucioneve Supreme të Auditimit (SAI) të Rrjetit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE, së bashku dhe me pjesëmarrësit në projektin e EUROSAI-t për Zhvillimin e Aktiviteteve (EDA).

Eventi ofroi mundësi për të shkëmbyer përvoja dhe për të diskutuar sfidat e përbashkëta, ndërkohë që u miratua edhe Plani i Punës së Rrjetit 2027-2028 dhe u prezantuan aktivitetet e planifikuara në kuadër të projektit EDA.

Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu edhe mbi disa tema strategjike me rëndësi për SAI-t, duke përfshirë ndikimin që ka në auditim lidershipi, mbrojtjen e pavarësisë institucionale dhe forcimin e kapaciteteve të auditimit në lidhje me projektet e investimeve publike dhe reformat që lidhen me BE-në. Kontributet nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë, Iniciativa për Zhvillim e INTOSAI-t (IDI), SIGMA dhe SAI-t pjesëmarrëse, nxitën diskutime të pasura mbi mënyrën se si SAI-t mund të rrisin efektivitetin, qëndrueshmërinë dhe ndikimin e tyre në një mjedis qeverisjeje gjithnjë e më kompleks.

Gjatë takimit, Presidentët e SAI-ve ndanë përvoja, sfida dhe praktika të mira nga institucionet e tyre përkatëse duke nxjerrë në pah vlerën e të shkëmbyerit të informacioneve ndërmjet kolegëve, bashkëpunimin rajonal në mbështetjen e SAI-ve për t’u përballur me sfidat e auditimit dhe për të kontribuar në një llogaridhënie dhe qeverisje publike më të fortë.

Takimi përforcoi angazhimin e anëtarëve të Rrjetit dhe pjesëmarrësve të EDA-s për bashkëpunim të vazhdueshëm, shkëmbim të njohurive dhe zhvillim të kapaciteteve, duke i ndihmuar SAI-t të kryejnë auditime me cilësi të lartë dhe të forcojnë llogaridhënien e sektorit publik në të gjithë rajonin.


HTML Snippets Powered By : XYZScripts.com
✉ E-mail zyrtar