Nga 28 shtatori deri më 1 tetor 2026, në Shkup u zhvillua workshop-i “Auditimi bazë i Active Directory Domain Services”. Aktiviteti u organizua në kuadër të Programit Ballkanik për Auditimin e Teknologjisë së Informacionit. Programi synon të forcojë kapacitetet e Institucioneve Supreme të Auditimit në rajon për auditimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit, të kornizave të sigurisë kibernetike dhe të shërbimeve publike digjitale. Ai synon gjithashtu të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe të krijojë një grup ekspertësh rajonalë të auditimit të TI-së. Një tjetër objektiv është rritja e transparencës digjitale dhe e qëndrueshmërisë ndaj risqeve kibernetike në sektorin publik.
Pjesëmarrësit ndanë përvojën praktike dhe metodologjinë e përdorur duke prezantuar respektivisht nga një auditim të TI-së. Active Directory është shërbimi që organizon dhe menaxhon përdoruesit, kompjuterët dhe burimet e tjera në rrjetet e institucioneve. Përmes tij kontrollohet kush ka akses dhe në çfarë të dhënash e sisteme. Për këtë arsye, njohja e tij është thelbësore për çdo auditues të TI-së.
Pjesëmarrësit u njohën me parimet bazë të Active Directory dhe me risqet e sigurisë që lidhen me të. Ata u njohën edhe me risitë e sigurisë në versionin 2025 të Microsoft Active Directory Domain Services. Gjatë workshop-it u praktikua gjithashtu, nxjerrja dhe analizimi i të dhënave me komanda PowerShell duke përdorur një imazh VMware të përgatitur posaçërisht, si dhe u përdor programi i auditimit me standardin CIS për të krahasuar gjetjet me praktikat më të mira ndërkombëtare.