Banner

Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu priti në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij, z.Barış Ceyhun Erciyes

Kryefaqja » Njoftime » Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu priti në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij, z.Barış Ceyhun Erciyes
Kryetari

29 qershor 2026

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu priti në një takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij, z.Barış Ceyhun Erciyes.

Z. Shehu i shprehu Ambasadorit falenderimet e përzemërta për zhvillimin e këtij takimi dhe njëkohësisht, ndau me të vlerësimet e tij më të larta për bashkëpunimin ndërmjet dy Institucioneve Supreme të Auditimit.

Ambasadori Erciyes e falenderoi z. Shehu për pritjen dhe shprehu gjithashtu vlerësimet më të larta për marrëdhëniet dypalëshe dhe për institucionin e KLSH-së.

Gjatë takimit fokusi kryesor ishte bashkëpunimi tashmë i konsoliduar ndërmjet Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë dhe Gjykatës Turke të Llogarive, duke vënë theksin në qëndrueshmërinë e këtij partneriteti dhe rëndësinë që luan auditimi i jashtëm në shërbim të llogaridhënies.

Ambasadori Erciyes në vijim, shprehu angazhimin e tij të plotë për vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi të suksesshëm institucional dhe më gjerë.


E-mail zyrtar