Banner

Kryetari i KLSH-së z. Arben Shehu zhvillon një vizitë në mjediset e Ambasadës Britanike në Tiranë

Kryefaqja » Njoftime » Kryetari i KLSH-së z. Arben Shehu zhvillon një vizitë në mjediset e Ambasadës Britanike në Tiranë
Kryetari

Më datë 16 tetor, me ftesë të Ambasadorit Britanik në Tiranë, z. Alastair King-Smith, Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu zhvilloi një vizitë në mjediset e Ambasadës Britanike në Tiranë.

Z. Shehu mori pjesë gjithashtu në pritjen e organizuar me rastin e vizitës në Tiranë të të Dërguarit të Posaçëm të Kryeminstrit Britanik, Lord Peach.

Gjatë takimit u zhvilluan diskutime dhe biseda mbi situatën e përgjithshme në vendin tonë me fokus të veçantë tek drejtësia, demokracia, fenomeni i korrupsionit dhe siguria në rajon.

 

 


E-mail zyrtar