“Promovimi dhe nxitja e eficiencës, përgjegjshmërisë, efektivitetit dhe transparencës së administratës publike duke forcuar institucionet supreme të auditimit”

jmoserPërpjekjet tona të përbashkëta të këtyre viteve të fundit për të përfshirë rolin e rëndësishëm të SAI’ve në Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm Post 2015, u kurorëzuan me sukses. Është një kënaqësi e madhe për mua t’ju përcjell mesazhin se Asambleja e Përgjithshme e 69 e Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën “Promovimi dhe nxitja e eficiencës, përgjegjshmërisë, efektivitetit dhe transparencës së administratës publike duke forcuar institucionet supreme të auditimit”, në 19 Dhjetor, 2014. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në veçanti:
- Njeh se SAI’t mund të përmbushin detyrat e tyre me objektivitet dhe efektivitet vetëm nëse ata janë të pavarur nga subjektet e audituara dhe të mbrojtur nga influencat e jashtme;
- Rolin e rëndësishëm të SAI’ve në promovimin e eficiencës, përgjegjshmërisë, efektivitetit dhe transparencës së administratës publike, që nxit edhe arritjen e objektivave dhe prioriteteve të zhvillimit kombëtar, si edhe të qëllimeve të zhvillimit të dakordësuara ndërkombëtarisht;
Sërish vlerëson Parimet Udhëzuese të Auditimit të Deklaratës së Limës të 1977 dhe Deklaratën e Meksikos për Pavarësinë e Institucioneve Supreme të Auditimit të 2007, si dhe nxit Shtetet Anëtare të aplikojnë, në mënyrë të vazhdueshme me strukturat e tyre kombëtare, parimet e përcaktuara në këto Deklarata;
- Inkurajon Shtetet Anëtare dhe institucionet përkatëse të Kombeve të Bashkuara të vazhdojnë të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre, duke përfshirë edhe ngritjen e kapaciteteve, me INTOSAI’n në mënyrë që të promovohet qeverisja e mirë në të gjitha nivelet duke siguruar eficiencën, përgjegjshmërinë, efektivitetin dhe transparencën nëpërmjet SAI’ve të forta, duke përfshirë sipas rastit, përmirësimin e sistemeve kontabël publike.
- Inkurajon Shtetet Anëtare t’i kushtojnë vëmendjen e duhur pavarësisë dhe ngritjes së kapaciteteve së SAI’ve në në përputhje me strukturat e tyre kombëtare, ashtu si edhe përmirësimit të sistemeve kontabël publike në përputhje me planet kombëtare për zhvillim në kuadrin e Axhendës për Zhvillim Post 2015 dhe
- Thekson rëndësinë e vazhdimësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar për të mbështetur vendet në zhvillim në ngritjen e kapaciteteve, me njohuri dhe praktikat më të mira lidhur me kontabilitetin publik dhe auditimin.
Miratimi i kësaj rezolute është një hap i rëndësishëm në kuadrin e përpjekjeve tona intensive për të përfshirë SAI’t në Axhendën për Zhvillim Post 2015. Me këto përpjekje, ne kemi bërë të mundur të arrijmë tashmë rezultate të rëndësishme:

Në 2014, ne si INTOSAI kontribuam aktivisht dhe me sukses për faktin se
- ECOSOC theksoi qartësisht rëndësinë e qeverisjes së mirë, shtetit ligjor, transparencës dhe përgjegjshmërisë në të gjitha nivelet, në Deklaratën e tij Ministeriale të Korrikut, 2014,
- projektet SDG, të cilat u prezantuan në Korrik 2014, përmbajnë dy komponentë kryesorë lidhur me ngritjen e kapaciteteve të SAI’ve, përkatësisht zhvillimin efektiv, të përgjegjshëm dhe transparent të institucioneve në të gjitha nivelet, ashtu si edhe rritjen e mbështetjes ndërkombëtare për zbatimin efektiv dhe të identifikueshëm të ngritjes së kapaciteteve në vendet në zhvillim,
- në Nëntor 2014, ECOSOC njohu rolin e padiskutueshëm të SAI’ve dhe ngritjes së kapaciteteve për ruajtjen e përgjegjshmërisë qeverisëse lidhur me përdorimin e fondeve publike dhe performancën e tyre në arritjen e qëllimeve për zhvillim dhe u bëri thirrje Shteteve Anëtare t’i kushtonin vëmendjen e duhur rëndësisë së pavarësisë së SAI’ve në kontekstin e Axhendës për Zhvillim Post 2015 dhe së fundi,
- në Dhjetor 2014, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara shprehimisht theksoi nevojën për të forcuar SAI’t si mekanizma kombëtarë të mbikqyrjes në pikën 92 të Raportit Përmbledhës në Axhendën Post 2015.
Sa më lart, së bashku me Rezolutën e re të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, është rezultati i suksesshëm i përpjekjeve tona të palodhura këto vitet e fundit për forcimin e auditimit publik në të gjithë botën.
Përkundrejt gjithë kësaj, dëshiroj t’ju falenderoj sinqerisht të gjithëve ju për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vlefshme, që bëri të mundur këtë sukses.
Në 2015, përgatitjet për Axhendën për Zhvillim Post 2015 do të vazhdojnë me intensitet  dhe kemi planifikuar t’i përmbyllim në fund të 2015. Në mënyrë që të përmbushim qëllimin tonë për të përfshirë pavarësinë dhe ngritjen e kapaciteteve të SAI’ve, ashtu si edhe përmirësimin e sistemeve kontabël publike në Axhendën për Zhvillim Post 2015, ne kemi nevojë që ta vazhdojmë këtë qëllim së bashku. Për këtë qëllim, dëshiroj t’ju kërkoj të informoni organet përgjegjëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rezolutë dh eta shpërndani atë në kuadrin e funksioneve tuaja në INTOSAI.
Rezoluta e Kombeve të Bashkuara ofron gjithashtu një mundësi për SAI’t që të angazhohen në takime kombëtare dhe rajonale dhe konferenca ku do të zhvillohen diskutime lidhur me këto qëllime.
Ju mund të dëshironi gjithashtu të ngrini diskutime sesi SAI’t mund të ndihmojnë progresin e auditimit kundrejt qëllimeve dhe të japin ide sesi të matet suksesi (dhe të identifikojnë nëse ka vend për përmirësime).
Për këtë ju kërkoj të intensifikoni përpjekjet për të nxitur qeveritë të rrisin pavarësinë e SAI’ve dhe të synojnë përfshirjen e tyre në monitorimin e zbatimit të qëllimeve, në nivel kombëtar, rajonal dhe global.
Ne si Sekretariat i Përgjithshëm i INTOSAI’t ndërmjet të tjerave, do të përfitojmë nga mundësia që ofron Simpoziumi i ardhshëm UN/INTOSAI në fillim të muajit Mars 2015, për të diskutuar mbi pritshmëritë e SAI’ve, si dhe kërkesat thelbësore dhe mundësitë për SAI’t që të angazhohen me efektivitet në Axhendën për Zhvillim Post 2015. Rezultatet e këtij simpoziumi do të përfshihen gjithashtu në diskutimet përfundimtare të Kombeve të Bashkuara  lidhur me SDG-të dhe mënyrat e zbatimit.
Më tej, Gjykata Austriake e Auditimit, siç edhe ka njoftuar gjatë takimit të Bordit Drejtues në INTOSAI’n e fundit, do të fillojë një projekt peer review për të forcuar pavarësinë e SAI’ve në Rajonet INTOSAI dhe do të japë informacione të mëtejshme lidhur me këtë projekt në në fillim të 2015.
Përfitoj nga ky rast për t’ju shprehur Përshëndetjet e mia dhe t’ju uroj më të mirën për Vitin e Ri.

Me urimet e mia më të mira
Josef Moser

Për më shumë rezoluta e OKB