“IntoSAINT, Manuali i Vetëvlerësimit të Integritetit për Institucionet Supreme të Auditimit”

 

intosain_copy_1_copy_2 Në kuadrin e përpjekjeve të bëra gjatë dekadave të fundit, në nivel global për zhvillimin e institucioneve, sistemeve dhe mekanizmave për promovimin e integritetit dhe parandalimin e korrupsionit në sektorin publik, KLSH i ofron trupave audituese të sektorit publik një botim mjaft specifik në fushën e auditimit, që ka të bëjë me metodologjinë e vetëvlerësimit të integritetit në Institucionet Supreme të Auditimit (INTOSAINT), konsideruar si një nga metodat inovative dhe të efektshme, me impakt rritjen e pritshmërie në zhvillimin e politikave të integritetit. 

Ky botim përmbledh në vetvete disa dokumente të rëndësishme, të cilat janë strukturuar në tre kapituj:
Kapitulli i pare dhe i dytë trajtojnë dokumentet baze të integritetit, ndërsa Kapitulli i tretë përfshin dokumente të lidhura ngushtësisht me mjedisin dhe çështjet e integritetit.