Zhvillohet analiza vjetore e Departamentit të Buxhetit Qendror, Administratës së Lartë Publike, Menaxhimit Financiar dhe Auditimit të brendshëm

Më datë 16 janar 2014 në ambientet e KLSH u zhvillua analiza e vitit 2013 për Departamentin e Departamentit të Buxhetit  Qendror, Administratës  së  Lartë  Publike, Menaxhimit  financiar dhe auditimit të brendshëm, në të cilën morrën pjesë Kryetari i KLSH z. Bujar Leskaj, Sekretari i Përgjithshëm zj. Luljeta Nano si dhe Pergjegjes i Sektorit në Drejtorinë Juridike, Kontrollit të Cilësisë dhe Analizës së Riskut z. Koço Sokoli.
Në fjalën e Drejtorit të Departamentit zj. Manjola Naço, u analizua veprimtaria e Departamentit, duke u përqendruar kryesisht në arritjet e punës audituese të realizuar në përputhje me programin e vjetor të auditimit të miratuar për vitin 2013, treguesit lidhur jo vetëm me numrin e auditimeve por edhe me llojin e rekomandimeve të dhëna sipas Institucioneve duke gjykuar edhe për impaktin që kanë sjellë këto auditime në mirëadministrimin e fondeve publike dhe në mirëqeverisjen në përgjithësi. Analiza u ndal edhe në nivelin e zbatimit të  masave të rekomanduara, të cilat janë me të larta krahasuar me vitin 2012. Analiza i kushtoi vëmendje edhe punës së audituesve të departamentit në drejtim të analizës dhe shqyrtimit të cilësisë së auditimeve, zbatimin e kodit etik si dhe vlerësimin e veprimtarisë së secilit auditues, pjesëmarrje në trajnime etj.
Në vijimësi u paraqitën treguesit e realizuar si më poshtë: për vitin 2013 realizimi i planit të auditimeve paraqitet në masën 122 %. Kanë përfunduar dhe janë evaduar materialet e auditimit në 39 subjekte, të cilat sipas llojit të auditimit të kryer i kemi 25 subjekte auditimet janë kryer të përputhshmërisë (ligjshmëri dhe rregullshmëri financiare)  të aktivitetit  ekonomik dhe financiar 12 subjekte janë kryer auditime financiare të rregullshmërisë dhe ligjshmërisë sipas praktikave të NAO së Britanisë së Madhe 2 auditime kanë  qenë  tematike, e përkatësisht për zbatimin rekomandimeve të lëna nga KLSH-ja në kontrollet e kryera në vitin 2012 dhe 2013

Gjatë punës audituese të vitit  2013 janë bërë gjithsej 779  rekomandime nga të cilat

a.Për përmirësimin e akteve ligjore dhe nënligjore janë bërë  67  rekomandime;
b.Për përmirësimin e gjendjes dhe të veprimtarisë së institucioneve të audituara janë rekomanduar 465 masa organizative;
c.Për zhdëmtimin e dëmeve ekonomike të shkaktuara nga persona dhe subjekte private kontraktore, është konstatuar një dëm ekonomi në 116 raste në  shumën 12,190,484 mijë lekë dhe është kërkuar nxjerrja e titujve ekzekutivë dhe ndjekja në rrugë ligjore për 115 raste në vlerën 11,177,884 mijë lekë.  Nga vlera e dëmit ekonomik të konstatuar gjatë këtij viti, janë pranuar nga titullarët dhe kanë nisur procedurat për kthimin e shumave të përfituara padrejtësisht në 33 raste në shumën 55,032 mijë lekë, priten përgjigjet nga subjektet e për rrjedhojë konsiderohen në proces zbatimi për 33 raste  në shumën 11,935,131 mijë lekë dhe nuk kanë kthyer përgjigje ose në përgjigjet e titullarëve nuk shprehen për nisjen e procedurave ligjore për zhdëmtimin e tyre, e për rrjedhojë i konsiderojmë të pa zbatuara 49 raste në shumën 200,321 mijë lekë.
d.Janë rekomanduar 95 masa disiplinore, nga këto është kërkuar largimi nga shërbimi civil, largimi nga puna apo ndërprerja e kontratës  së punës për 31 zyrtarë të nivelit të mesëm dhe të lartë
e.Janë rekomanduar 36 masa administrative
Analiza tregoi se gjatë vitit nuk ka patur vetëm rritje në sasi të gjetjeve apo rekomandimeve të bëra por kjo është shoqëruar me një punë më cilësore në argumentimin e masave të propozuara në raport me gjetjet nga auditimi, në përpjekje për arritjen e objektivit për përcaktimin e drejtë të masave të propozuara ndaj administratës publike.

Gjatë vitit, krahas impenjimeve në auditim është ndjekur me përparësi programi i trajnimeve të organizuar nga Sektori i Trajnimeve ne KLSH. Gjithsej janë kryer 507 ditë trajnimi dhe mesatarja e departamentit është 22 ditë trajnimi në vit për çdo auditues në fusha të ndryshme. Janë realizuar aktivitete për rritjen e njohurive të stafit per te mundesuar permbushjen e detyrimit te KLSH për të dhënë një opinion për raportin vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit të shtetit, të sistemit të kontrollit dhe auditimit të brendshëm, vlerësimi i veprimtarisë së auditit të brendshëm në përputhje me standardet ndërkombëtare. U vleresuan arritje pozitive në drejtim të zbatimit të kodit të etikës, si dhe u vleresuan artikujt e shkruara ne shtypin e përditshem dhe ne Revisten “Auditimi Publik” te KLSH gjate vitit 2013. Ka ardhur në rritje kontributi në thellimin e rolit të institucionit në luftën kundër korrupsionit në përpjekjet e KLSH, për arritjen e objektivit mbi ndikimin dhe këmbënguljen për krijimin e një mjedisi parandalues kundër mashtrimit financiar dhe korupsionit dhe rritjen e rolit të KLSH në luftën kundër korrupsionit bazuar në standardet e INTOSAI dhe standardin ISSAI 1240.
Duke patur si një drejtim të ri të punës së KLSH pjesëmarrjen e publikut dhe përgjigjes në kohë të ndjeshmërisë qytetare gjatë vitit 2013 janë trajtuar gjithashtu brenda afateve, 79 ankesa nga qytetarët, pa cënuar punën e përditshme. Krahas arritjeve dhe dobesive te konstatuara ne punen e departamentit iu vu theksi ne kontributin më pozitiv në arritjen e objektivave.
Kryetari i KLSH-se, Bujart Leskaj, vuri ne dukje arritjet pozitive te Departamentit te Buxhetit Qendror, i cili ka pasur prodhimtari positive, pavaresisht ndryshimeve. Ai theksoi se “ne keto dy vite ne punen tone u orientuam te parimet themelore te auditimit, Deklarata e Limes, Meksikos, standardet e pergjithshme dhe standardet e fushes. Kemi publikuar gjithashtu Udhezuesin e Auditimit Financiar dhe te Perputhshmerise te cilet duhet te jene udherrefyesit tuaj ne punen e auditimit. Duke vene ne perdorim keto materiale themelore per punen e audituesit, ju do te jeni ne gjendje qe shume shpejt te rrisni nivelin analitik te raporteve dhe te lehtesoni strukturen e tyre. Ne kete kontekst eshte i nevojshme pervetesimi i koncepteve shkencore te perfshira ne pese numrat e revistes sone shkencore "Auditimi Publik", duke i dhene vlere te shtuar punes audituese si edhe njohurive tuaja personale dhe shkencore.

Gjate diskutimeve te shumta, e moren fjalen Kryeaudituesi i Departamentit, z. Muhamed Kavaja, si dhe auditues te tjere me pervoje si z. Beleshi, zj. Piranjani, te cilet ne vija te pergjithshme diskutuan pikat e meposhtme:
- nevoja per shtimin e burimeve njerezore ne dispozicion te Departamentit;
- nevoja per lehtesimin e volumit te raporteve te auditimit;
- unifikimi i rekomandimeve dhe i terminologjise te perdorur;
- nevoja per trajnime praktike qe lidhen me konteksit real te punes se perditshme audituese;
- berja e materialeve audituese sa me atraktive dhe te kuptueshme per publikun e gjere.

Ne fund, kryetari Leskaj ju drejtua audituesve te departamentit me keshillen se pritshmeria institucionale ne lidhje me arritjet e gjithe secilit eshte drejtperdrejt e lidhur me trajtimin qe audituesit i japin obseravcioneve te subjekteve te audituara. Pra trajtimi i ketyre observacioneve me ndergjegjshmeri dhe paanshmeri nga ana e tyre eshte detyre e çdo audituesi te ndershem dhe me integritet. Leskaj perfundoi duke u shprehur se: “Vijat e bardha te punes sone, te cilat duhet te na udheheqin gjithmone, jane Kushtetuta, Ligji, Standardet dhe praktikat me te mira të partnereve tane nderkombetare”.