Zhvillohet Analiza e Departamentit të Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja për vitin 2018

30.01.2019

Në datë 26 Janar 2019, Departamentet e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja në zbatim edhe të urdhri nr. 15 datë 18.01.2019 “Për kryerjen e analizës vjetore të veprimtarisë së departamenteve te KLSH-se për vitin 2018” ka zhvilluan në ambientet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, analizën vjetore të vitit 2018, duke u bazuar në këto drejtime:

-Satistikat vjetore,
-Analiza SWOT (fuqive/dobësitë/mundësitë/ kërcënimet)
-Kërkesat e Instrumentit te matjes së Performancës (PFM).

Pjesëmarrës në këtë analizë, përveç drejtuesve dhe audituesve të departamentit, ishin te pranishëm zv/Kryetar znj. Lindita Milo dhe Drejtori i Përgjithshëm znj. Manjola Naco.

yllka1

Analiza vjetore filloi me fjalën hyrëse te Drejtorit te Departamentit znj. Yllka Pulashi, e cila vijoj edhe me përmbledhjen e veprimtarisë audituese, duke u përqendruar kryesisht në statistikat vjetore për plotësimin e programit vjetor të auditimit, rezultatet e tyre të shprehura në rekomandime për përmirësime e ndryshime ligjore, masat organizative, ato administrative dhe disiplinore, masat për shpërblimin e dëmit së bashku me vlerën e tyre, rastet dhe numri i kallëzimeve penale. Gjithashtu u paraqit analiza e punës një vjeçare të Departamentit duke u analizua sipas elementeve të Analizës SWOT (fuqive/dobësitë/mundësitë/ kërcënimet) dhe instrumenteve të Matjes së Performancës.

Gjithashtu znj. Pulashi u ndal edhe në veprimtarinë e audituesve të Departamentit në drejtim të analizës dhe shqyrtimit të kërkesë-ankesave, pjesëmarrje në trajnime, cilësinë e auditimit, prezencën e audituesve në median e shkruar, plani e auditimit për vitin 2019 si dhe objektivat kryesore qe duhet të përmbushen për realizimin e planit dhe të veprimtarisë audituese për vitin 2019.

Në vazhdim fjalën e mori  Drejtoresha e Përgjithshme znj. Manjola Naço, e cila nder të tjera vendosi theksin në objektivat dhe sfidat që na presin në vitin 2019, në veçanti në kryerjen e auditimeve financiar dhe të përputhshmërisë në zbatim të manualeve përkatëse dhe në përgatitjen e letrave të punës sipas manualeve përkatëse, dokumente këto qe janë ne faze e konsolidimit.
Në fjalen e saj zv/ Kryetare  znj. Lindita Milo vuri theksin ne kujdesin qe duhet te tregojmë ne plotësimin e letrave te punës gjate procesit te auditimit, si dhe ne përmbushjen e objektivave dhe realizimin e auditimeve  për vitin 2019 ne frymën e një ekipi te vetëm, duke respektuar rregulloren e Procedurave te Auditimit.

Drejtori i Drejtorisë se Investimeve te Huaja z. Xhoxhaj në fjalën e tij theksoi angazhimin që duhet te këtë çdo auditues në punën e tij, në veçanti audituesit e rinj te cilët duhet të kombinojnë punën me audituesit më me eksperience, duke qenë nën mbikëqyrjen e këtyre të fundit.

Analiza pati si qëllim dhënien e një panoramë të përgjithshme të rezultateve, arritjeve kryesore në funksion të përmbushjes së objektivave të Departamenteve si dhe ato institucionale, por edhe në funksion të rritjes se figurës së audituesit dhe të besueshmërisë në kapacitetet dhe profesionalizmin e tij. Kjo qasje i jap çdo audituesi mundësinë, për t’u njohur më mirë me të metat dhe dobësitë në punë audituese, me qëllim identifikimin dhe analizuar risqet, duke i vlerësuar ato me përgjegjshmërinë më të lartë për zbutjen e tyre dhe përmirësimin e punës audituese në të ardhmen.

Sipas programit vjetor të auditimit për vitin 2018,  Departamenti ka pas si objektiv realizimin dhe përmbushjen e 29 auditime gjithsej, 20 auditime në shoqëritë publike dhe 9 auditime të projekteve me financime të. Ne fund te vitit rezulton se numri i auditimeve të realizuara dhe te evaduara është 28 auditime gjithsej si dhe është përfunduar puna audituese ne terren për tre auditime. Auditimet e evaduara i përkasin këtyre fushave: 17  auditime në shoqëritë dhe entet publike, 5 auditime në fushën e projekteve me financime të huaja,  3 auditime mbi zbatimin e rekomandimeve dhe 2 auditim tematik.Auditimet e kryera gjate vitit 2018 janë kryesisht auditime përputhshmërie, ligjshmërie dhe rregullshmërie, si dhe auditime financiar. Nga auditimet e kryera 10 janë auditime përputhshmërie, 13 janë  auditime ligjshmërie dhe rregullshmërie dhe 3 janë auditime financiare dhe dy tematik .

Gjatë vitit 2018 auditimet e evaduar janë raportuar për pasqyrim në evidencat e përgjithshme të institucionit. Të gjitha këto auditime kanë pasur si qëllim që nëpërmjet gjetjeve dhe rekomandimeve të lëna në përfundim të auditimit të shmangin në vazhdimësi parregullsitë dhe të kenë ndikim pozitiv në përmirësimin e gjendjes së subjekteve të audituara.
1. Janë rekomanduar dy propozime për ndryshim ose përmirësim te bazës ligjore.
2. Janë rekomanduar gjithsej 594 masa organizative;
3. Janë rekomanduar 194 masave disiplinore dhe administrative;
4. Masa për shpërblim dëmit ekonomik, eliminimin shpenzimet jo në përputhje me parimet e ekonomicitetit, eficiencës dhe efektivitetit, te ardhura te munguara janë në shumën gjithsej 10,270,779 mijë lekë, nga te cilat shuma 6,769,429 mijë lekë i përket dëmit ekonomik dhe 3,501,350 mijë lekë për efektin negativ financiar ose shpenzime jo ne përputhje me parimin e 3-E-ve. Sipas fushave te auditimit përkatëse konstatohet dëmi ekonomik: Në Shoqëritë Publike në vlerën 6,706,911 mijë/lekë dhe në Projektet me Financime të Huaja në vlerën 62,518 mijë lekë.

Për auditimet e ushtruara në vitin 2018 i jemi drejtuar organit te akuzës për 4 kallëzime penale, për 5 drejtues apo administrator të shoqërive dhe 4  indicie për kallëzim penal.

Për këto raste është depozituar në organin e ndjekjes së akuzës, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, neni 248, Ligji nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”.
Ne lidhje me zbatimin e rekomandimeve të lëna për auditimet e mëparshme, Departamenti gjate vitit 2018 ka kryer auditime në zbatim të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i KLSH, mbi ecurinë e zbatimit të rekomandimeve në subjekte. Në përfundim të auditimit, në 13 subjekte të audituara, janë rekomanduar nga KLSH gjithsej 452 masa, nga të cilat janë pranuar 424 masa ose 94%, nuk janë pranuar 28 masa ose  6%,  janë zbatuar plotësisht 136 prej tyre, ose 32 % e masave te pranuara, janë në proces zbatimi 262 masa ose 2.1 %, janë zbatuar pjesërisht 9 ose 61.8% dhe nuk janë zbatuar 17 masa ose 4.1%. Nga këto masa vetëm për shpërblimin demi ekonomik janë 79 rekomandime ne shume 2,970,210 mije leke, janë pranuar 72 masa ne shumen 2,584,371 mije leke, nuk janë pranuar 7 masa ne shumen 385,839 mije leke dhe janë zbatuar plotësisht 5 masa ne shumen 2,064,947 mije leke, zbatuar pjesërisht një mase ne vlerën 41, 579 mijë lekë dhe janë ne proces zbatimi 66 masa në shumën 478,845 mijë lekë.

Për rekomandimet e pazbatuara, me Vendimin, të Kryetarit të KLSH, u është ri-kërkuar marrja e masave për zbatimin e rekomandimeve subjekteve. Gjithashtu ne përmbushje dhe te detyrimeve qe na përcakton Rezoluta e Parlamentit, për zbatimin e rekomandimeve, raportimi mbi këto auditime ato do përcillen edhe Ministritë përkatëse sipas vartësisë për shoqëritë publike.

yllka2Gjatë vitit 2018 departamentit i janë bashkuar 8 auditues të rinj te cilët përtej trajnimeve te ndjekura, janë angazhuar edhe ne auditime nën mbikëqyrjen e auditueve më me përvojë, me qëllim shkëmbimin e eksperiencës por edhe përmbushjen me sa me arritje te auditimeve. Audituesit e Departamentit kanë ndjekur në mënyrë sistematike dhe kanë qenë prezent në mënyrë aktive në trajnimet  dhe aktivitetet e organizuara, si brenda vendit ashtu edhe jashtë, ku në veçanti kujdes është treguar për trajnimin e audituesve të rinj. Gjithashtu, audituesit kane qene prezent në median e shkruar edhe për vitin 2018.

Audituesit e departamentit kane qene aktiv edhe gjate veprimtarive te zhvilluar ne kuadër te muajit te hapur te KLSH-se, ku përveç pjesëmarrjes ne aktivitete e shumta që KLSH organizoi, kemi organizuar një takim me pjesëmarrjen edhe te kolegeve nga departamentet e tjera, ku janë prezantuar disa nga auditimeve më të mira, ku ne kulturën e institucionit te KLSH tashme është krijuar një praktike e mire në lidhje me ndarjen e eksperiencave më të mira audituese.
Gjatë analizës u diskutua edhe në lidhje me vështirësitë e hasura në punën audituese dhe rritjen e cilësisë dhe standardizimit të punesë audituese për vitin 2019.

Në përfundim, Drejtorja e Departamentit znj. Yllka Pulashi, prezantoi objektivat kryesor të Departamentit për vitin 2019, ndër të cilat:
•kryerjen e auditimeve në përputhje me standardet e auditimit dhe me praktikat me të mira të auditit; përvetësimin e standardeve ISSAI dhe manualet e auditimit ne zbatim “Rregullores së procedurave të auditimit”;
•përvetësimi sa më i mirë i manualeve të auditimeve financiare dhe auditimeve të përputhshmërisë, si dhe vënia e tyre në praktike gjatë punës audituese, në mënyrë specifike e Manualit te Perputhshmerise, për arsye se te gjithë auditimet e programuara për vitin 2019 janë auditime përputhshmërie;
•rritja e kapaciteteve audituese dhe profesionale ne dhënien e opinioneve për auditimet e Përputhshmërisë;
•mirëmenaxhimin e burimet njerëzore dhe elementin kohen duke respektuar etapat e auditimit qe nga puna parapërgatitore deri ne evadimit e plot te materialeve;
•rritja e  kapaciteteve brenda departamentit nëpërmjet trajnimeve etj.