Workshop-i “Vijimësia e Bashkëpunimit Rajonal në fushën e Auditimit të Performancës” organizuar në Tiranë,3 Shtator 2013

dsc03340Në datën 3 Shtator 2013 u zhvillua në Tiranë workshop-i me temë “Vijimësia e Bashkëpunimit Rajonal në fushën e Auditimit të Performancës”, i cili pasonte punimet e seminarit “Auditimi i Performancës: Rruga drejt suksesit” që u mbajt në Bruksel në Majin e këtij viti. Organizuar nga TAIEX (Instrumenti i Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit.), në bashkëpunim me Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe JWGAA (Grupi i Përbashkët i Punës për Aktivitetet Audituese), me pjesëmarrjen e vendeve të cilat aspirojnë t’i bashkohen në të ardhmen e afërt Bashkimit Europian dhe nën kujdesin e DG Budget, qëllimi i këtij workshop-i ishte theksimi i rolit të auditimit të performancës në qeverisjen e mirë, promovimi i këtij funksioni në Institucionet Supreme të Auditimit, si edhe forcimi i bashkëpunimit me SAI-et rajonale, duke kryer auditime të përbashkëta, paralele apo kooperative nën asistencën e vendeve të zhvilluara.
Drejtues të këtij seminari ishin z. MoseApleblat, përfaqësues i DG-Enlargement dhe z. DragosBudulac, kryetar i Grupit të Përbashkët të Punës për AktivitetetAudituese. Pjesëmarrës të veçantë ishin znj. ChristinaSand, përfaqësuese e SAI-t suedez, znj. Anne Fikkan, zv/kryetare e SAI-t norvegjez dhe z. HazimSabanoviç, koordinator i projektit të binjakëzimit midis SAI-t suedez dhe atij boshnjak.

Fjalën përshëndetëse në këtë takim e mbajti Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj, i cili bëri një rezyme të punës së deri-tanishme në institucionin më të lartëauditues në Shqipëri. Në fjalën e tij z. Leskaj u fokusua në implementimin e suksesshëm aktual të Planit Strategjik 2013-2017, plan i cili ka adresuar specifikisht rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë, konkretizuar këto me lidhjen e një sërë Marrëveshjesh Bashkëpunimi. Po kështu, ai u ndal në progresin pozitiv të shkëmbimit të eksperiencave, shprehur më së shumti në trajnimet e stafit të KLSH-së, si mënyra më e mirë për të ngritur dhe modernizuar kapacitetet audituese. Një vend të veçantë në këtë fjalë zuri edhe rritja e Departamentit të Performancës në KLSH, i cili që në vitin e parë të punës së tij ka avancuar pozitivisht në ngritjen e strukturave bashkëkohore audituese dhe për të cilin parashikohen një sërë projektesh bashkëpunimi me kolegët suedezë, hollandezë, sllovenë, etj.
20130903_111104Përfaqësues nga vende të ndryshme, si Sllovenia, Kosova, Turqia, Kroacia, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria,në një atmosferë bashkëpunimi dhe mjedisi profesional, shkëmbyen eksperiencat e deritanishme në auditimin e performancës. Po kështu u përditësuan përfaqësuesit e vendeve aspirante me rëndësinë që ka auditimi i performancës për vendet anëtare të BE-së dhe u stimulua debati dhe diskutimi konstruktiv për mundësinë e auditimeve të përbashkëta në nivel rajonal, me asistencën e vendeve më të zhvilluara në këtë tip të ri, modern auditimi.
Referimet sollën eksperiencën e Norvegjisë në auditimin e përbashkët që ajo kishte kryer me Rusinë për mbrojtjen e rezervateve të peshkut në detin Barents; eksperiencën e Suedisë në auditimine projekteve hapësinore me fonde të BE-së; eksperiencën sllovene në auditimin e rrjetit hekurudhor që lidhet me Italinë dhe Hungarinë; si edhe eksperiencën kroate në mbrojtjen e parqeve kombëtare që ajo ndan më fqinjët e saj. Të gjitha prezantimet u pasuan me diskutime dhe komente të shumta, ku spikatën ndërhyrjet e kolegëve kosovarë, kroatë, shqiptarë, etj.

Prezantimet dhe diskutimet shërbyen po ashtu për të identifikuar pista të përbashkëta në punën e Institucioneve Supreme Audituese dhe konkretisht:
1.Vendet anëtare të BE-së po e vënë gjithnjë e më tepër theksin në auditimin e performancës, por duke mos anashkaluar rëndësinë që kanë llojet e tjera të auditimit në llogari-dhënien publike dhe rritjen e vlerës së parave të taksapaguesve.
2.Theksi duhet vënë në respektimin e standarteve ndërkombëtare INTOSAI dhe praktikave më të mira, kryesisht të vendeve me eksperiencë të gjatë në këtë fushë.
3.Niveli i profesionalizmit që po instalohet në SAI-et rajonale duhet kultivuar me kujdes, nën monitorimin e vazhdueshëm të partnerëve më të zhvilluar europianë.
4.Procesi i binjakëzimit nëauditimin eperformancësështë kyçi për të krijuar një model perëndimor në mbarëvajtjen e punës audituese.
5.Komunikimi i rezultateve të auditimit të performancës është çelësi për rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe për këtë duhen shfrytëzuar të gjitha mjetet disponibël.
20130903_122119Në mbylljen e punimeve të këtij workshop-i, përfaqësuesit e DG-Enlargement dhe JWGAA, përfaqësuesit e SNAO(Zyra Kombëtare Suedeze e Auditimit.)  dhe të ZAP u pritën në takime të veçanta nga Kryetari i KLSH-së. Këto takime rikonfirmuan gatishmërinë dhe vullnetin e palëve për të forcuar dhe konsoliduar bashkëpunimin në një sërë fushash. Z.Apleblat dhe Budulac vlerësuan punën e bërë deri tani në KLSH dhe sugjeruan që pala shqiptare të jetë nismëtare dhe koordinatore e auditimeve të përbashkëta rajonale, sugjerim i cili u mirëprit nga Kryetari i KLSH-së. Po kështu, znj. Sand dhe z. Sabanoviç, përfaqësues të SAI-t suedez, parashtruan projektin e tyre për nisjen e bashkëpunimit me Departamentin e Performancës në KLSH, ku fushat kryesore do të jenë ato të trajnimeve profesionale, mentorimit në terren të auditimeve të performancës dhe marketimit të raporteve të auditimit përmes kanaleve zyrtare dhe jozyrtare të komunikimit për të rritur impaktin në publik. Përfaqësuesit e Zyrës së Audituesit të Përgjithshëm të Kosovës, z. Venhari, znj. Gashi dhe z. Halilaj shprehën gatishmërinë e tyre për të nisur auditime të përbashkëta në 2014, si edhe për të publikuar punime të unifikuara për SAI-et tona.
Seminari i rradhës do të mbahet në Nëntor 2013 në Mal të Zi, ku organizatorët e takimit do të paraqesin edhe një plan të detajuar bashkëpunimi për auditime të përbashkëta performance me asistencën e SNAO, TAIEX dhe JWGAA.