Vendoset në Prishtinë Shtatorja e Ismail Qemalit

23.05.2015

Në datën 23.05.2015 në një nga sheshet qëndrore të qyetit të Prishtinës u vendos shtatorja e Ismail Qemal Vlorës, themeluesit të shtetit shqiptar, vepër e skulptorit Luan Mulliqi.

ismail qemaliFjalën e rastit e mbajti kryetari i Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti. Në emër të intelektualëve të Vlorës foli z. Gëzim Zilja. Një përmbledhje të veprës dhe punës së Ismail Qemalit bëri në fjalimin e tij Kryeministri Edi Rama.

Vendosja e shtatores së Ismail Qemalit ishte projekt i një grupi intelektualësh dhe biznesmenësh vlonjatë . Lidhur me këtë në revistën  “Hora’’ do të shkruhej: Ideja, nxitja e frymëzimi i takon atij, birit të dashur të Vlorës, zotit Bujar Leskaj. Në fakt ky intelektual i njohur ka kontribuar në Vlorë sidomos në fushën e artit dhe të kulturës dhe në promovimin e figurave të shquara të historisë. Vepra u financua nga bijtë e Vlorës Bujar Leskaj, Petrit Golemi, Rrapo Sali, Artur Shehu, Dashamir Tahiri, Vullnet Sinaj, Ardian Dautaj, Arian Odhisea. Realizimi i saj u bë me mirëkuptimin bashkëpunimin dhe gatishmërinë e z. Shpend Ahmeti dhe stafit që ai drejton, me ambasadorin tonë në Kosovë Qemal Minxhozi, dhe kryetarin e Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika. Projekti ka dhe një fazë të dytë të vendosjes së shtatores së birit të Kosovës, Hasan Prishtina në një nga sheshet e qytetit të Vlorës.

Për këtë projekt vazhdon bashkëpunimi midis komunës së Prishtinës, bashkisë së Vlorës dhe grupit nismëtar të inetelektualëve vlonjatë. Vendosja e kësaj shtatoreje pritet së shpejti të bëhet realitet.

Vepra të tilla i bëjnë mirë popullit shqiptar kudo ai punon e jeton, duke na kujtuar bijtë  e tij dhe historinë e tyre plot përpjekje e sakrifica për atdheun tonë të përbashkët.

Në fund të ceremonisë z. Shpend Ahmeti shtroi një drekë për organizatorët dhe të ftuarit.