Udhëzues për Auditimin e Përputhshmërisë

 

perputhsh

Auditimi i përputhshmërisë, krahas auditimit financiar dhe auditimit të performancës, është ndër auditimet bazë të shkencës së auditimit suprem publik.

Ai promovon transparencën, me anë të përgatitjes së raporteve të besueshme nëse fondet publike janë shpenzuar, si dhe menaxhimi dhe proceset publike janë kryer në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi. Ky

auditim kontribuon në përmirësimin e transparencës së ndarjes së përgjegjësisë brenda shtetit.
Auditimi i përputhshmërisë promovon llogaridhënien, duke raportuar devijimet dhe kundërvajtjet nga ligjet dhe rregulloret, në mënyrë që veprimet korrigjuese të mund të ndërmerren dhe ata që i kanë kryer këto shkelje të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Auditimi i përputhshmërisë promovon administrim të mire publik, si duke treguar dobësitë dhe devijimet nga ligjet dhe rregulloret, ashtu dhe duke vlerësuar pasurinë publike, aty ku ligjet e duhura dhe rregulloret janë të
pamjaftueshme, ose kur ka boshllëqe të dukshme në legjislacion. Mashtrimi financiar dhe korrupsioni janë, për nga natyra e tyre, elementë që minojnë transparencën, përgjegjshmërinë dhe administrimin e mirë publik. Prandaj dhe auditimi i përputhshmërisë promovon qeverisjen e mirë, duke adresuar rrezikun e mashtrimit financiar në lidhje me përputhshmërinë e ligjeve dhe rregullave të administratës publike.