Udhëzues i Auditimit të Performancës: ISSAI 3000‐3100

performanca

Prolog

Në Kongresin Ndërkombëtar të Institucioneve Supreme të Auditimit (INCOSAI), mbajtur në Montevideo (1998), u ra dakort që të aprovohet formalisht përpunimi i udhëzuesave për implementimin e Standarteve Audituese të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI). Komiteti i Standarteve Audituese INTOSAI (ASC) do të realizojë planin e punës në bashkëpunim me komitete të tjera të përhershme dhe grupet e punës.Standartet Audituese fokusohen kryesisht mbi auditimin financiar, por ato mbulojnë gjithashtu edhe auditimin e performancës. Sikurse e kanë vënë në dukje shumë Institucione Supreme Auditimi, po thellohet nevoja për udhëzime specifike në auditimin e performancës, meqënëse ai ka karakter të ndryshëm nga auditimi financiar. Për këtë arsye, u mendua se do të ishte më mirë përpunimi i udhëzimeve të veçanta për auditimin e performancës. ....