Udhëzues i Auditimit Financiar

 

 

financiari

Zyra e Audituesit të Përgjithshëm të Kosovës dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, me botimin « Udhëzues i Auditimit Financiar (Shënimet Praktike)” sjellin në shqip përpara audituesit shqiptar një punë rreth 12 vjeçare të komunitetit ndërkombëtar të auditimit suprem, për të vendosur rregulla të qarta në auditimin financiar.

Janë 38 shënime praktike për zbatimin e Standardeve të Auditimit Suprem ISSAI 1000- 2999, të njohura dhe të pranuara ndërkombëtarisht.

Këto shënime orientojnë saktë audituesin tonë në sfidat e punës së përditshme për një auditim financiar sa më të plotë dhe cilësor.