Tryezë diskutimi i Grupit të përfaqësuesve nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës dhe Departamentit të Metodologjisë, Standarteve dhe Sigurimit të Cilësisë në Kontrollin ë Lartë të Shtetit

06.12.2019

Në datën 26 Nëntor 2019, në Kontrollin e Lartë të Shtetit u organizua tryeza e diskutimit “Sigurimi i Cilësisë në Auditim” si një iniciativë e përbashkët ndërmjet stafit me përfaqësues të Zyrës kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe Departamentit të Metodologjisë, Standarteve dhe Sigurimit të Cilësisë së KLSH-së. Delegacioni kosovar u prit nga Kryetari i KLSH-së z. Bujar Leskaj. 

takim kosova

Tryeza u realizua në formatin e bisedimeve të hapura duke shkëmbyer njohuri dhe përvoja mbi tematikën e përzegjdhur përcjellë këto me prezantime. Fokusi i aktivitetit ishte kontrolli dhe sigurimi i cilësisë së auditimit si një sfidë për cdo SAI modern dhe të zhvilluar.

Trajtimi i cështjeve mes të pranishëmve sollën një pejsazh të plotë nga secili institucion të procedurave të  realizimit të kontrollit në të ftohtë dhe në nxehtë të dosjeve të auditimit. Trajtimi i ideve të reja dhe nxjerrja e konkluzioneve mbi ndryshimet dhe të përbashkëtat ndërmjet dy Institucioneve të Auditimit të dy vendeve tona nxorrën në dukje diferenca dhe problematika që shoqërojnë këto procedura, varësisht qasjeve të ndryshme që kanë institucionet.

Aktualisht në ZKA, kontrolli i cilësisë në të “ftohtë” asistohet drejtpërdrejtë nga ekspertët e SNAO-s suedeze, c’ka u ka bërë të mundur kolegëve kosovarë të “prekin” në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të përfitojnë nga eksperienca e vendeve të zhvilluara. Marëdhëniet ndërmjet ZKA-së dhe Parlamentit në Kosove duket se kanë një intensitet të ndryshëm nga praktika e punës së KLSH-së. ZKA paraqet në Parlament cdo Raport Auditimi respektivisht në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Diskutime të shumta pati ndërmjet kolegëve lidhur me problemet që stafi i departamentit të metodologjisë dhe vecanërisht sigurimi i cilësisë has në praktikën e punës. Në këtë prizëm u trajtuan eksperiencat e dy vendeve me problematikat e identifikuara gjatë procesit të sigurimit të cilësisë duke vërejtur dhe natyrën e tyre sistematike. Problematika të tilla gjetën vend tek eksperiencat e të dy SAI-ve homologe me raste të situatave të ngjashme nga përditshmëria e punës së tyre, duke i mëshuar faktit se të qënurit në pozitat e një kontrolluesi të cilësisë në auditim, është një pozicion, i cili duhet të nxisë palët në komunikim dhe qasje mirëkuptuese. Në fund takimi u përmbyll me konsiderata nga të dy palët dhe me besimin tek përkrahja dhe bashkëpunimi ynë i ndërsjelltë institucional.