Trajnim mbi “Auditimin e Teknologjisё sё Informacionit nё Sistemin e Thesarit nё Shqipёri". Tiranë,16-18 Shtator 2013

Mbёshtetje e Sigma-s pёr Kontrollin e Lartё tё Shtetit

Me zhvillimin e teknologjisë së informacionit, njësitë e qeverisjes së përgjithshme, po bëhen gjithnjë e më të ndërvarura nga sistemet e kompiuterizuara të informacionit për të realizuar funksionet e tyre dhe mbi të gjitha për raportimin dhe informimin efektiv. Për këtë arsye besueshmëria të dhënave të dixhitale dhe sistemeve që i përpunojnë këto të dhëna po bëhet tashmë një nga çështjet kryesore në fokus të auditimit. Nëpërmjet Auditimeve të Teknologjisë së Informacionit vlerësohet besueshmëria e të dhënave të gjeneruara nga sistemet kompiuterike të cilat mbështesin deklaratat financiare, analizohen programe specifike si dhe produktet e tyre. Për më tepër këto auditime shqyrtojnë mjaftueshmërinë e kontrolleve në sistemin e informacionit si dhe operacione të tjera të cilat sigurojnë efektivitetin e këtyre sistemeve.

Për më shumë...