Takimi i Rrjetit të Koordinatorëve të SAI-ve të vendeve anëtare të BE-së, vendeve Kandidate dhe Kandidate të mundshme për në BE

12.05.2018

k

Në datat 9-11 maj 2017, u zhvillua në Maltë, takimi i radhës i rrjetit të koordinatorëve të SAI-ve të vendeve anëtare të BE-së, Kandidate dhe Kandidate të mundshme për në BE, me pjesëmarrjen e ECA-s dhe SIGMA-s. Takimi ishte i organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Maltës.

k2Në datën 9 maj, ishte takimi i vendeve Kandidate dhe Kandidate të mundshme për në BE, me pjesëmarrjen e ECA-s dhe SIGMA-s. Në këtë takim u raportua nga SAI-t pjesëmarrëse lidhur me aktivitetet e organizuara prej tyre në periudhën midis dy takime të koordinatorëve të SAI-ve. Prezantimi i parë ishte i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, ku u raportua lidhur me ecurinë e seminarit, “Bashkëpunimi me Parlamentin për të rritur impaktin e auditimeve”, që do të organizohet me mbështetjen e SIGMA në Prishtinë. Seminari ishte parashikuar të zhvillohej gjatë muajit Maj 2018, por për arsye teknike u ra dakort që të zhvillohet në datën 4 tetor 2018. Më pas SAI i Serbisë prezantoi çështjet që mund të trajtohen në një aktivitet të përbashkët me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të rrjetit për të diskutuar lidhur me zhvillimin e indikatorëve të Performancës. Takimi vijoi me prezantimin e KLSH-së për workshop-in që do të zhvillohet gjatë muajit nëntor në Tiranë, “Mbështetja e IT në procesin e auditimit dhe auditimi i software”. Përfaqësuesit e KLSH-së paraqitën një draft-program, i cili do t’u dërgohet të gjitha SAI-ve anëtare të rrjetit për të bërë komentet e mundshme nga specialistë të auditimit të IT.

Më pas grupi përgatitor i këtj workshop-i që përbëhet nga KLSH, SAI i Maqedonisë, Serbisë dhe Turqisë do të hartojë draftin final të axhendës së workshopit dhe do të përcaktojë lektorët.

Në datat 10 dhe 11 maj, aktiviteti vijoi me takimin e koordinatorëve të vendeve anëtare të BE-së. Takimin e hapi me një përshëndetje, Audituesi i Përgjithshëm i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Maltës, z. Charles Deguara, i cili gjatë fjalës së tij theksoi : “..Eksperienca ka treguar që takime të këtij lloji, të bazuara mbi diskutime të hapura për të gjithë dhe të sinqerta, si edhe shkëmbimi i eksperiencave dhe praktikave më të mira, janë thelbësore në drejtim të mbështetjes që u japin SAI-ve pjesëmarrëse për t’u dhënë përgjigje pyetjeve thelbësore që lidhen me masat që duhet të ndërmarrim me qëllim që të kryejmë auditimet tona në mënyrën më të mirë..”. 

k3

Më pas përshëndeti, përfaqësuesi i ECA, z.Leo Brincat, i cili u fokusua në sfidat e SAI-ve të BE-së, veçanërisht në drejtim të mirëmenaxhimit të buxhetit të BE-së, duke u parapërgatitur për të ardhmen, duke krijuar mekanizma të tjerë, si p.sh krijimi së fundmi i Task Forcës për t’u përgatitur më mirë në përballjen me sfidat e së ardhmes. Task Forca do të shikojë përtej strategjisë së ECA 2018-2020, duke menduar në terma më afatgjatë se cilat do të jenë trendet e së ardhmes dhe si mund të afektojnë këto trende  ECA-n.

Më pas takimi u përqëndrua gjerësisht në diskutime mbi takimin e ardhshëm të Komitetit të Kontaktit të vendeve anëtare që do të zhvillohet në Dubrovnik, në datat 11-12 tetor 2018. Përfaqësuesit e SAI-t të Kroacisë që do të jetë SAI organizator paraqitën Draft-Programin e aktivitetit dhe pjesëmarrësit u përfshinë në diskutime dhe sugjerime, në mënyrë që në takim të diskutohet për çështje të rëndësishme për BE.

Më pas, SAI të ndryshme të BE raportuan për aktivitete të përbashkëta  që do të organizohen në periudhën në vijim :

•SAI-et e Italisë dhe Gjermanisë mbi Grupin e punës së Tatimit mbi Vlerën e shtuar;
•SAI i Italisë mbi ecurinë e Grupit të Punës për parandalimin dhe luftën kundër mashtrimit dhe parregullsive;
•SAI i Greqisë dhe Portugalisë mbi seminarin për Prokurimet publike që do të zhvillohet në Greqi, në data 31 maj-1 qershor 2018;
•SAI i Turqisë mbi aktivitetet e rrjetit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme;
•SAI i Polonisë mbi të Dhënat e gabimeve në Prokurimet Publike (rezultatet e një pyetësori);
•SAI i Estonisë mbi Rregullat e mbrojtjes së të dhënave të përgjithshme.

Gjatë paradites së datës 11 maj, takimi trajtoi çështje që lidhen me temat e seminarit që do të zhvillohet në takimin e Komitetit të Kontaktit që do të mbahet në qershor të vitit 2019 në Poloni dhe për takimin e vitit 2019 të rrjetit të koordinatorëve të SAI-ve të vendeve anëtare të BE-së, Kandidate dhe Kandidate të mundshme për në BE që do të zhvillohet në Rumani gjatë muajit prill.

KLSH u përfaqësua në këtë aktivitet nga tre përfaqësuese të Drejtorisë së Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, zj.Irena Islami, zj.Elisa Metaj dhe zj.Irma Idrizaj.