Takimi i Kryetarit të KLSH-së me regjisorin e njohur Ylli Pepo

09.10.2015

 

Në datën 8 tetor 2015, Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj takoi në zyrën e tij regjisorin e njohur Ylli Pepo, me të cilin bisedoi lidhur me çështje që lidhen me artin në përgjithësi dhe në veçanti me fushën e regjisë televizive.

ylli pepoNë këtë periudhë regjisori ynë i njohur po përgatit një dokumentar për figurën e personalitetit të shquar të futbollit shqiptar, Mjeshtrit të madh të Dinamos dhe të ekipit kombëtar të viteve 60-70, Iljaz Çeço.

Ylli Pepo është i njohur në publik qysh kur televizioni ynë i vetëm, RTSH, hidhte hapat e tij të parë. Jo vetëm publiku shqiptar, por edhe ai ndërkombëtar e njeh atë si një nga regjisorët më produktivë e më jetëgjatë të ekranit të vogël. Këtij regjisori i dedikohen për herë të parë emisione, filma dokumentarë, telenovela, për të cilat me të drejtë ky televizion mund të krenohet për krijimet me firmën e Ylli Pepos.