Takim me piktoret Llambi Blido dhe Lek Tasi në mjediset e KLSH-së

25.07.2014

Në vazhdim të takimeve të punonjësve të  Kontrollit të Lartë të Shtetit me njerëz të shquar të artit dhe të kulturës shqiptare, me   nismën  e Kryetarit të KLSH-së,  në datë 25.07.2014 në mjediset e këtij Institucioni, u organizua një takim me piktorët Llambi Blido dhe Lekë Tasi.

takimi bido

Megjithëse në një moshë relativisht të thyer, të dy piktorët vazhdojnë të punojnë duke na befasur e duke na dhënë ende vepra me vlerë në fushën e pikturës dhe artit. Duhet të përmendin një fakt të rrallë që z. Llambi Blido tashmë i verbër, vazhdon të pikturojë. Në mjediset e KLSH-së janë të ekspozuara disa piktura të tij, ku disa peisazhe janë krijuar pas sëmundjes.
-Pikturoj- tha ai- në bazë të përvojës së gjatë dhe fantazisë.- Për një njeri normal është e pabesueshme por pikturat e varura në muret e ambjenteve të KLSH-së flisnin vetë dhe çdo koment ishte i tepërt. – Ndjehem shumë i lumtur dhe i respektuar për ftesën tuaj. Kurrë me parë nuk më është bërë një ftesë e tillë,- tha shumë i prekur nga pritja z. Blido.
Nga ana e tij shoku i vetë prej 49 vjesh, tashmë dhe shoqërues i tij, poeti, shkrimtari, publicisti dhe piktori Lekë Tasi, foli për eksperiencën e tij dhe punët e veta aq të vlerësuara brenda dhe jashtë Shqipërisë.

dhurat 1

foto tre

Ai i fali Kryetarit të KLSH-së, z. Bujar Leskaj, një album prezantues, me rastin e çeljes së ekspozitës vetiake në Galleria Angelo Gaeasso in Alba, në mesin e qershorit të vitit 2014, nën kujdesin e Fausta Giasolli dhe Luca Arnaudo. Takimi që zgjati rreth dy orë la mbresa të pashlyeshme te të pranishmit.