Takim me filozofin dhe antropologun, kritikun e artit dhe studjuesin e historisë Dr.Përparim Kabo

25.09.2014

perparimKLSH me aktivitetin e sotëm nis një mënyrë të re komunikimi duke ftuar në biseda të lira dhe të hapura personalitete të ndryshme të vendit, nga hapsira mbarë shqiptare dhe të huaj. Qëllimi i këtyre aktiviteteve në trajtën e bashkëbisedimeve interaktive është zgjerimi dhe thellimi i njohurive por dhe interesave dhe kërshërisë në stafin e KLSH-s. Kultura e gjërë është një aset për cilindo ndaj një specialsit i institucionit tonë ka nevojë të zgjerojë njohuritë për historinë e vendit, për kulturën, artin, ekonominë, monetarizmin, sistemin bankarë, për drejtësinë dhe legjislacionin, për religjionet dhe gjuhën shqipe, etj.

Takimi i datës 22 shtator startoi këtë ekpseriencë të re. I Ftuar ishte filozofi dhe antropologu, kritiku i artit dhe studjuesi i historisë Dr.Përparim Kabo. Ftesa ishte bërë nga institucioni ynë duke marrë shkas nga botimi i tij më i fundit i korrikut 2014, titulluar:”EPISTOLATE-Antropologjia e Frymës”.

bleskaj

Në fjalën e hapjes Kryetari i KLSH-së z. Bujar Leskaj theksoi:  “Përparim Kabo shpërfaq një profil të studjuesit shumëplanësh… Filozof, antropolog, kritik arti dhe me librin e tij më të ri titulluar EPISTOLATE-Antropologjia e frymës edhe historian por se krejt i veçantë në rrëfenjën e tij. Përpos publicistikës aq aktive dhe të mirëpritur nga lexuesi për thellimin e arsyetimit, drejtpeshimit dhe vizionet prezente; fryt i punës së tij hulumtuese janë librat: “Antropologjia pa sistem”- Fenomeni shqiptar mes psikologjisë dhe propagandës , botuar në vitin 2001, i cili befasoi me studimet e ngjarjeve të vitit 1990, ku mund të përmendim : “Toleranca tipari subjektit të kulturuar”,  “Pa inteligjencën shoqëria ecën në kahje të kundërt me progresin”, “Shteti ligjor përball voluntarizmit” etj. Ky botim i vitit 2001 paralajmëroi ardhjen e nje studjuesi serioz dhe të thellë. Në vitin 2006 pas 20 viteve punë Dr. Përparim Kabo sjell në duart e lexuesit botimin voluminoz “”Autoritarizëm në Tranzicion”-Antropologjia shqiptare përmes  globalizmave. Ky libër fundamental analizon antropologjinë shqiptare nga gjeneza pellazgjike deri tek individi i sotëm i tregut ose si e emërton autori “individi transaksional”. Filozofi Artan Fuga në promovimin e këtij libri është shprehur: “Ky është studimi më serioz dhe më i plotë për antropologjinë shqiptare. Duke lexuar këtë libër mund të kuptosh kush janë shqiptarët , pse janë të tillë dhe se ku janë nisur të shkojnë. Ky libër nuk është nga ata që mbahet në bibliotekë por ai duhet në tavolinën e punës e të leximit çdo ditë për studjuesin dhe cilindo”. Ky studim për antropologjinë tonë dhe historinë e ritualit të tij është përfshirë në kurrikulën universitare që nga viti 2006 dhe është botuar tri herë. Albanologu hungarez Ishtvan Shynzc e ka quajtur libri më i mirë për shqiptarët dhe historinë e tyre. Shumë i janë qasur ta përkthejnë në gjuhë të huaj, por se gjuha e begatë dhe stili unikal i autorit ka bërë që përkthyesit të jenë stepur. Në vitin 2008 Përparim Kabo boton librin “ Tingull”-Përse Prometheu nuk është ende i qetë. Një libër atipik ku trajtohen fal studimeve filozofike-artistike muzika, teatri dhe kinematografia. Spikasin në libër studimi për Tingullin paramaterial dhe studimi për Faustin e Gëthes që janë studime unikale. Ky libër shkon larg, ai përzgjidhet nga një distributor në Zvicër si libër që shkon në panelin e librit shqip në universitetin e Harvardit.

salla

Në fund të këtij libri autori kishte paralajmëruar ardhjen e Antropologjisë së Frymës dhe në 15 korrik 2014 në një promovim model nga organizimi dhe pjesëmarrja promovohet libri Epistolate që në harkun e një muaji tërhiqet nga lexuesi po thuaj I gjithi dhe sipas sondazheve të specializuara si libri më I lexuar. Një mënyrë e të treguarit ndryshë të të historisë që të befason. Urime Zoti Kabo dhe mirë se erdhe mes nesh… për të bashkëbiseduar”!     
Libri në fjalë përfaqëson një studim atipik të historisë së popullit tonë që i largohet formës klasike të historiografisë pasi është i ndërtuar si Antropologji Historike.
Libri përbëhet nga tre pjesë. Në kapitullin e parë autori përmes letrave që iu dërgon të larguarëve nga kjo botë duke filluar me Ismail Qemalin themeluesin e shtetit shqiptar, ndërton një dialogim me ata që autori i quan Antropologji e Frymës. Arkiologjia e Frymës është përdorur për të gërmuar në të kaluarën, në veprën reale të këtyre personaliteteve që ai ka përzghedhur, si Abdyl Frashëri, Fan Noli, Ahmet Zogu, Naim Frashëri, Petro Nini Luarasi, At Gjergj Fishta, por edhe të personaliteteve të huaja si Ferenc Nopce, Ishtvan Shync. Në fokusin e tij është vënë dhe Esat Pash Toptani. Duke e vlerësuar historinë si një antropologji e protagonistëve dhe institucioneve, ashtu si edhe spjegoi studjuesi kur iu drejtua pyetja se nga ndryshon antropologjia historike nga historia klasike që jemi mësuar të lexojmë deri më sot, në bllokun e parë të librit komunikmi me epistolate(letra) është realizuar nga autori edhe me njerëz të artit dhe letërësisë.

Ai bashkëbisedon me Migjenin, me Petro Markon, me Mihal Hanxharin, Aleksandër Prosin, Kadri Roshin, Dhora Lekën, Vaçe Zelën, Ilir Zarin.
Po në këtë listë njerëzish me kontribute autori vendos Arbër Xhaferin, Zija Xholin, Hamit Mëzezin, Tefik çaushin dhe mësuesin e tij gjuhës shqipe të shkollës së tetëvjeçare Triumfe Hoti. Pyetjes se çdo të thotë një histori antropologjike, zoti Kabo iu përgjegj në këtë mënyrë:” Historia nuk është vetëm histori e pushtetit dhe pushtetarëve në të gjitha kohërat. Ajo është më e gjërë, është histori e shoqërisë dhe e njeriut më kontributet e tija.Çdo kush me punë e tij kontribuon në historinë e vendit të vet. Edhe Ju specialistët e KLSH me punën tuaj të përditëshme kontriboni për historinë e sotëme dhe të ardhme të vendit tonë. Për një shtet dhe administratë të pastër në përputhje me kërkesat e ligjit, që do të duhet të menaxhojë fondet e shtetit dhe paratë e taksapaguesve shqiptar, dhe që duhet të performojë me etik dhe me besueshmëri ndaj publikut. Brenda historisë është zhvillimi ekonomik, financiar dhe monetar, është arsimi, shkenca, kultura, tekonologjia, teknika, shëndetësia, institucionalzimi, dokumentacioni, arkiviologjia; etj; por se takimi me këta korpuse të historisë mund të bëhet duke biseduar e shkëmbyer mendime me ata njerëz që punojnë dhe kontribuojnë në këto fusha të aktivitetit shoqëror qofshin këta të gjallë por edhe qofshin që nuk jetojnë më.Një qasje e tillë ndaj historisë e bën atë më tërheqëse për lexuesin dhe studjuesit por në veçanti për njeriun e zakonshem dhe brezat e rinjë. Historia ka protagonist kryesor popullin/popujt ata e ndërtojnë historinë.Ndërsa historianët kur ata janë seriozë të paanshëm dhe skrupulozë në një farë kuprtimi fal memories historike, ata ndërtojnë kombet si vdetëdije dhe përgjegjësi.”

Pas sqarimit të kësaj problematike aktiviteti vijoi me leximin e letrës që autori i kishte dërguar Imzot Fan Nolit me rastin e përvjetorit të Kongresit të Beratit të shtatorit 1922 për autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë, e cila u interpretua mjaft emocionalisht nga aktori shquar i skenës dhe ekranit Mjeshtri Madh, Bujar Asqeriu.

bujarasqeriu

Në vijim i ftuari u pyet për studimin e tij në lidhje me perjudhën 6 mujore të Princ Vidit që ai e titullon në libër:” Një brengë e vjetër për Princ Vidin”, që përbënte dhe pjesën e tretë të librit të tij. Këtu përmes pyetjeve të adresuara enkas Zoti Kabo u përqëndrua tek personaliteti dhe roli i Kolonel Tomsonit, si dhe në  vlerësimin e tij për figurën dhe personalitetin e Ismail Qemalit.
I ftuari nënvizoi se Ismail Qemali ka qenë i pari Kryeministër europian i Shqipërisë pas 500 vitesh robëri, me orjentim europian për vendin, dhe me nje vizion të qartë për rajonin e Ballkanit dhe për çështjen e Kosovës.

mirushkabashi

Në respekt të auditorit dhe autorit të librit, aktori i shquar “Mjeshtri i Madh” Mirush Kabashi lexoi epistolatin “Kthimi i Kadri Roshit” duke krijuar emocion të thellë tek të pranishmit.
Në pjesën e tretë biseda vijoi me pyetje nga të pranishmit për profesor Kabon të cilat ai i mirëpriti dhe me mjaft gatishmëri iu parashtroi argumentet e tija. Njëra pyetje lidhej me rishikimin e historisë dhe si duhet të veprohet. Një pyetje tjetër kishte të bënte me ruajtjen e pastërtisë dhe vlerave të gjuhës shqipe. Etj.

paneli

Aktiviteti u moderua nga Zoti Bujar Leskaj i cili si një studjues serioz dhe i thellë e kishte skeduar veprën e Dr. Përparim Kabos dhe Ai drejtoi të gjitha pyetjet kruciale në këtë bashkëbisedim që zgjati rreth dy orë me një interes të lartë.