Takim i Kryetarit të KLSH-së, z. Bujar Leskaj me Përfaqësues të Shoqatës Labëria dhe drejtues në vite të Qytetit të Vlorës

13.01.2015

Në ambientet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në datën 13 janar 2015 u zhvillua një takim miqësor mes Kryetarit te KLSH-se dhe Kryetarit të Shoqatës “Labëria”, Prof.Dr.Ago Nezha, z. Axhem Gjoni, anëtar i Komitetit Drejtues të kësaj shoqate dhe z.Nedin Hoxha, si drejtues i qytetit të Vlorës në fund të viteve 80.

shoqatës labëria 1

Zoti Leskaj, uroi fillimisht të ftuarit për vitin e ri që sapo ka nisur dhe vlerësoi rolin e shoqatës “Labëria” në forcimin e ndjenjës kombëtare dhe në mbledhjen e mendimit intelektual për problematika të ndryshme të aktualitetit në vend. Zoti Leskaj vlerësoi gjithashtu rolin që kanë luajtur dhe gjurmët pozitive që kanë lënë  me punën e tyre në qytetin e Vlorës, z. Axhem Gjoni dhe z. Nedin Hoxha, si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të këtij qyteti.

shoqatës labëria 2

Kryetari i KLSH-së shoqërohej në këtë takim nga  Drejtorët e Departamenteve dhe Drejtorive, zj. Manjola Naço, zj. Albana Agolli, zj. Irena Islami, z. Bajram Lamaj, z. Xhafer Xhoxhaj, z. Reinald Muça dhe z. Ermal Yzeiraj.

shoqatës labëria 3

Në këtë takim miqësor u bisedua gjithashtu edhe për kontributin që kanë dhënë gjatë historisë figura të ndryshme të qytetit të Vlorës dhe të krahinës së Labërisë.

shoqatës labëria 4