Takim i Kryetarit të KLSH-së me z.Genc Demiraj

08.10.2015

 

Në datën 7 tetor 2015, Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj u takua në zyrën e tij me z.Genc Demiraj,  gazetar,  skenarit dhe drejtor i “Tv Amantia”, Vlorë. Zoti Demiraj është nja nga intelektualët e  spikatur të qytetit të tij të lindjes, Vlorës. Skenarist dhe realizues emisionesh kurajoze për problematika të ndryshme të qytetit dhe krahinës së Vlorës.

gencdemiraj1Për disa vite radhazi, Bashkia e qytetit të Vlorës ka ideuar dhe realizuar  “Protagonistët e Vitit”, në një mbrëmje Gala, në teatrin “Petro Marko”. Në këto mbrëmje janë prezantuar personazhet- protagonistë në vitet respektive.

Në të gjitha këto mbrëmje gala, janë mirëpritur nga publiku dokumentarët e përgatitur nga “Tv Amantia”, nën skenarin e Genc Demiraj, i cili ka realizuar një pasqyrim përmbledhës të kontributit të protagonistëve të përzgjedhur, me shumë ndjenjë, finesë dhe profesionalizëm, duke përzier këndshëm edhe ndjesinë e të qënit vlonjat.  

Për të gjithë kontributin që z.Genc Demiraj ka dhënë për qytetin e Vlorës, “Tv Amantia”, televizioni që ai drejton ka marrë  çmimin “Mirënjohja e qytetit” të Vlorës.