Takim i Kryetarit të KLSH-së me z.Elis Guri, kampion i botës në mundje.

19.10.2015

 

Në datën 18 tetor 2015, Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj u takua në zyrën e tij me z. Elis Guri, Kampioni i Botës në Mundje. 

 

kamp1

kamp2

 

kamp3Zoti Elis Guri është shpallur kampion i botës në mundje në stilin e lirë (greko-roman) të peshës 96 kg. Arritja e këtij rezultati ishte realizimi i një ëndrre për Elisin. Në fakt, përpara titullit botëror në Stamboll të Turqisë, ku mposhti në finale suedezin Xhimi Lindberg dhe siguroi pjesëmarrjen në “Londër 2012”, ai ka regjistruar një tjetër rezultat të lart. Në muajin mars, mundësi shkodran ka fituar edhe medaljen e bronzit në Europianin 2011 të zhvilluar në Dortmund të Gjermanisë. Praktikisht Elis Guri ishte gati për hapin e madh, duke qenë se në vitin 2007 ai u rendit i shtati në kampionatin botëror, fitoi medalje bronzi për Shqipërinë në Europianin 2011 në Tampere të Finlandës, ndërsa në Olimpiadën “Pekin 2008” u rendit i teti.  
Në kampionatin më të fundit botëror, zhvilluar në shtator të 2015 në SHBA, Elisi u rendit i katërti, duke fituar në këtë mënyrë të drejtën e pjesëmarrjes në Lojrat e ardhshme Olimpike.