Takim i Kryetarit të KLSH-së me Z.Kastriot Tusha

16.12.2015

 

Në datën 15 dhjetor 2015, Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj u takua në zyrën e tij me “Mjeshtrin e madh”, tenorin, Kastriot Tusha.

ktusha1

Zoti Tusha ka dhënë një kontribut të madh për kulturën dhe artin shqiptar, nëpërmjet interpretimit me mjeshtëri si këngëtar lirik në muzikën klasike e në artin muzikor popullor.

ktusha2Në vitin 2010, tenori Kastriot Tusha është vlerësuar nga Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”,  në vlerësim të punës dhe cilësive artistike të tenorit të mirënjohur si një nga zërat më të bukur të muzikës shqiptare, një njeri, i cili gjatë karrierës së tij ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë që ka një diapazon të gjerë dhe një stil artistik.  

Zoti Tusha përgjatë karrierës së tij artistike ka mbështetur në mënyrë të veçantë artistët e rinj.