Strategjia e Zhvillimit të KLSH-së 2018 - 2022, Plani Strategjik EUROSAI 2017-2023, Plani Strategjik INTOSAI 2017-2022

kopertina strategjia e zhvillimit_001_copy_1Strategjia e Zhvillimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit përcakton drejtimet kryesore të veprimtarisë së institucionit të auditimit suprem publik, në përmbushje të misionit të tij kushtetues. Filozofia e këtij institucioni si mbikëqyrës i fondeve publike, me një profil të konsoliduar si “watchdog” dhe “sy vëzhgues” i qytetarit, synon të kërkojë vlerën e parasë së shpenzuar të fondeve publike, nëpërmjet përdorimit të tyre me efektivitet, efiçiencë dhe ekonomicitet, për një shërbim sa më të mirë dhe të përgjegjshëm ndaj qytetarit dhe taksapaguesit shqiptar.
Duke plotësuar misionin e tij kushtetues e ligjor, Kontrolli Lartë i Shtetit garanton qytetarin, publikun dhe Kuvendin për nivelin e përgjegjshmërisë me të cilin Qeveria Shqiptare dhe Njësitë e Qeverisjes Vendore menaxhojnë paratë publike, mirëmbajnë asetet e tyre, si dhe siguron llogaridhënien dhe transparencën e këtyre fondeve.

Për me shumë lexoni botimin Strategjia e Zhvillimit të KLSH-së 2018-2022, Plani Strategjik EUROSAI 2017-2023, Plani Strategjik INTOSAI 2017-2022